Ne Shqipëri mesatarja e viktimave më e re se e atyre në vendet e tjera, COVID-19 merr më shumë meshkuj se sa gra

Ne Shqipëri mesatarja e viktimave më e re se e atyre në vendet e tjera, COVID-19 merr më shumë meshkuj se sa gra

Shqipëria ndryshe nga shumë vende të tjera ka një mesatare më të ulët të moshës së personave që ndërrojnë jetë për shkak të koronavirusit. Kjo sipas mjekëve ka disa arsye. Stili i jetesës, niveli i lartë i ndotjes dhe duhanpirja janë shkaqet themelore.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën në vendin tonë është 71.2 vjeç, ndërkohë në Itali është rreth 80 vjeç, ndërsa në Greqi rreth 74%.

Nëse i ndajmë sipas grupmoshave në vendin tonë, 9% janë të moshës 40-50 vjeç, 30% të moshës 60-70 vjeç, 39% të moshës 70-80 vjeç dhe mbi 22% të moshës mbi 80 vjeç. Në total, grupmosha më e prekur është ajo e 60-80 vjeç, me gati 70% të fataliteteve, shkruan ‘Monitor’.

Në Itali, sipas të dhënave zyrtare 51% e të vdekurve, pra më shumë se gjysma, janë të moshës mbi 80 vjeç, përkundrejt 21.7% në Shqipëri (gati 11 % e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali janë mbi 90 vjeç).

Vdekjet në grupmoshën 60-80 vjeç përbënin 44% të rasteve totale në Itali, përkundrejt gati 70% të Shqipërisë.

Grupmosha që ka vdekjet më të larta, në raport me Italinë është ajo 60-69 vjeç, me 30.4% të totalit të jetëve të humbura, kundrejt 11.8% që është në Itali.

Luan Dyrmishi mjek pneumolog pohon se trendi i vdekjeve nga Koronavirusi në vendin tonë është i ngjashëm me vende të tjera. Nëse mosha mesatare e vdekshmërisë në Shqipëri nga Covid është mbi 71 vjeç dhe në Itali rreth 80 vjeç, kjo lidhet me faktin se popullsia e Lombardisë ka një nivel të ulët të barrës së sëmundjeve në raport me bashkëmoshatarët në Shqipëri. Me fjalë të tjera një 70 vjeçar nga Lombardia ka pak patologji shoqëruese se një 70 vjeçar në Shqipëri. “Stili i jetesës dhe kujdesi shëndetësor ndaj moshës së tretë është shumë sensitiv në Itali, çka reflektohet edhe në jetëgjatësinë e popullatës që është një nga më të lartat në botë, prandaj nuk gjej shumë krahasim me Italinë për viktimat e Covid për shumë arsye,”- tha Dyrmishi.

Raporti meshkuj-femra

Deri me datën 11 prill, 35% e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri nga Covid -19 janë femra. Mosha mesatare e femrave ishte 77 vjeç.

Mosha mesatare e meshkujve ishte më e ulët, në 68 vjeç. Mjeku Petrit Malaj shpjegon se në këtë rast tendenca është e njëjtë me ato të vendeve të tjera që janë prekur nga virusi. Stastikat në Kinë, Itali tregojnë se moratliteti tek femrat kanë qenë më i ulët për arsye gjenetike (të lidhura me hormonin femëror, estrogjen).

Në Shqipëri kjo shpjegohet edhe me faktin se femrat nuk janë konsumatorë të duhanit si burrat. Tashmë është provuar stastistikisht së pirja e duhanit dëmton rëndë sistemin respirator. Malaj pohon se pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekjeve nga kanceri i mushkërive në nivel global. Gjithashtu pirja e duhanit dhe ndotja e ambientit  janë shkaktarët kryesor të SPOK (Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, si sëmundja pulmonare obstruktive kronike, SPOK, dhe astma). SPOKU con në aftësi të kufizuar të mushkërisë. Kjo diagnizë është rritur vitet e fundit, por burrat vuajnë më tepër për shkak edhe të duhanpirjes. Raporti gjinor i të sëmurve me SPOK është 3 me 1 për burrat, duke i bërë ata edhe më të rrezikuar ndaj Covid -19.

Sëmundjet bashkshoqëruese

Personat që kanë ndërruar jetë në vendin tonë pa asnjë sëmundje bashkshoqëruese është vetëm një. Pra vetëm rasti i Kavajës. I thënë në përqindje është 4.3%

26% kishin një sëmundje shoqëruese, ndërsa pjesa më e madhe, rreth 70% kishin të paktën dy sëmundje shqëruese.

Sëmundja që dominon është hipertensioni dhe zemrës, që ishte i pranishëm në mbi 50% të rasteve (në linjë me shkaet natyrore të vdekjeve në Shqipëri, shiko ndarjen më poshtë). I dyti është diabeti, në 22% të rasteve. Sëmundje të tjera janë insuficenca kardiake, edemë pulmonare,  insuficence renale etj.

Shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, kryeson zemra e tensioni, mesatarisht humbin jetën 60 persona në ditë

Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21,804. Numri mesatar i vdekjeve natyrore çdo ditë është rreth 60.

Vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7 %. Në vitin 2018 ndërruan jetë rreth 11.6 mijë persona nga kjo sëmundje, ose rreth 32 në ditë.

Brenda grup sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 31,7 %, “Sëmundjeve kronike të zemrës” me 27,2 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,3 %.

Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Në vitin 2018 ndërruan jetë 3,695 persona nga kjo sëmundje, ose rreth 10 në ditë

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen