RROGOZHINË - Superliga shqiptare e futbollit është në përgatitje të raundit të 17-të. E premtja rikthen në fushë gjashtë ekipe për tre ndeshje. Në Rrogozhinë, duke nisur nga ora 16:30 luhet Egnatia - Partizani.
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli para medieve duke komentuar këtë duel. Ai tha se Partizani ka disa fitore radhazi (tre) dhe është ekipi më në formë, ndaj kërkon kujdes nga ekipi i tij.
Kjo është sfida e dytë që Edlir Tetova drejton nga stoli pas rikthimit, pasi në fillim të këtij muaji iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.
“Shëndeti? Mendoj se gjendja ime është e mirë, po shkon drejt rikuperimit dhe të mos kemi më situata të tilla.
U shpallët 'Trajneri i Vitit' - Trofeu është një vlerësim si nga futbollistët, kolegët, gazetarët dhe nga opinioni sportiv për herë të dytë, do të thotë që është bërë një punë e mirë si nga lojtarët, stafi dhe familja Egnatia. Jam shumë i lumtur për këtë trofe të dytë, por pa vazhdimësi asnjë sukses nuk bën dritë.
Ekipi? Skuadra është e plotë, kemi mungesa vetëm për skualifikime, është Ruçi dhe Jaime. Është afruar Jeferson, por nuk është 100% e formës së tij, kështu që do të jemi të kujdesshëm, megjithatë është pjesa e grupit.
Ekipi ka punuar mirë, presim Partizanin, që momentalisht ka fitore rresht, është ekipi më në formë, por ne do të jemi të kujdesshëm te ajo që prodhon Egnatia. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e bukur, se ato me Partizanin kanë dhuruar emocione të bukura, si në lojë ashtu edhe në rezultat, por shpresojmë për më të mirën.
Formacioni? Rotacionin unë e kam bërë prej kohësh, nuk është risi, do të ketë rotacion se të gjithë lojtarët do të futen te mentaliteti i lojës së Egnatias dhe stilit Tetova. Jam i kënaqur me Bakayoko dhe Albanese, i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës që po bëjnë shumë mirë gjatë gjithë kësaj kohe", tha trajneri Edlir Tetova.
Po të premte spikat Flamurtari - Teuta, ndërsa të shtunën luhet 'Klasikja' Tirana - Vllaznia në 'Selman Stërmasi'.
Superliga, raundi i 17-të:
E premte, 19 dhjetor 2025
16:30 Dinamo - Vora
16:30 Egnatia - Partizani
19:30 Flamurtari - Teuta
E shtunë, 20 dhjetor 2025
13:30 Bylis - AF Elbasani
13:30 Tirana - Vllaznia
Renditja:
Komente








