TIRANE-Mësimi në shkollat publike të Tiranës, Durrësit, Vorës dhe Kurbinit do të rifillojë në datë 9 Dhjetor, ndërsa në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Rrogozhinë nesër rifillon normalisht, pasi nuk ka rrezik nga godinat. Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se përsa i përket fëmijëve që janë zhvendosur në hotele, ka filluar edhe themelimi i shkollave të përkohshme në këto godina deri në një tjetër zgjidhje. Ministrja kishte edhe një njoftim të posaçëm për kopshtet dhe shkollat private. Ajo tha se "Të hënën kam nxjerrë urdhër që kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga Instituti i Ndërtimit para se të rihapen", që do të thotë se nëse marrin certifikimin mund të rifillojnë që nesër.
Në Tiranë sipas ministres nuk do të ketë asnjë shkollë tjetër që do të shembet përveç asaj në Pezë, ndërsa do të prishen edhe disa në Durrës, Thumanë dhe Vorë. Gjithashtu Shahini njoftoi se e hëna tjetër nuk do të bëhet pushim për shkak të 8 Dhjetorit, pasi do të kompensohen orët e humbura. Nga tërmeti janë prekur 4800 nxënës, nga të cilët 450 janë zhvendosur te të afërmit duke rifilluar mësimin, ndërsa për pjesën tjetër mësimi do të jepet pranë hoteleve ku janë akomoduar. Gjithashtu ministrja tha se nga tërmeti janë prekur edhe 650 mësues.
"Qarku Durrës, bashkia Kurbin, Vorë dhe Tiranë fillojnë mësimin në 9 dhjetor, të tjerat nesër. Në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. Në Rrogozhinë dy shkolla të vogla me probleme mësimi fillon nesër. Në Kamëz një shkollë e dëmtuar "Sulejman Elezi' transferohet te "Azem Hajdari" në turnin e dytë pasdite, pra mësimi fillon nesër. Në Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara, nxënësit do të transportohen, mësimi fillon nesër. Në Vorë është dëmtuar shkolla në Marikaj, nxënësit në Marqinet, mësimi fillon në 9 dhjetor.
Në Tiranë përveç Pezës nuk ka shkolla të tjera për të nxjerrë komplet jashtë funksionit. Në Tiranë mësimi fillon në datë 9 Dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan për ti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. Në hotelet ku janë sistemuar qytetarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme. Mësimi do të fillojë në datë 9 Dhjetor. Dita e Rinisë 8 Dhjetor, nuk do të bëhet pushim në datë 9 për shkak të orëve që kanë humbur. Në datë 7-8 do të bëjmë një njoftim të dytë për planin e zhvendosjes dhe kush shkolla private do të hapen.
Të shtunën do të bëjmë një verifikim të dytë dhe më pas do të dalim me shifrat e dëmtimeve. Në disa shkolla do të punohet me dy turne. Të gjithë nxënësit që shkollat mund të kenë probleme e kemi planin ku mund ti zhvendosim. Për kopshtet dhe çerdhet publike u lamë fleksibilitet bashkive për të vendosur, po ashtu edhe për privatët" tha ajo. Në fjalën e saj ministrja mohoi denoncimet se mësuesve u është mbajtur gjysma e pagës për të prekurit nga tërmeti. "Unë nuk kam dijeni për këtë, ata që kanë dashur që të dhurojnë, kanë dhuruar, të tjerët nuk kanë kurrëfarë obligimi. Por nuk është ndaluar pjesa e pagës për asnjë mësues" tha ajo.
Nesër nis shkolla në;
Lezhë
Mirditë
Kavajë
Rrogozhinë
Kamëz
Në 9 dhjetor nis shkolla në;
Tiranë
Durrës
Vorë
Kurbin
Fjala e plote e ministres se Arsimit Besa Shahini
Nga të dhënat e datës 3 dhjetor, kemi rreth 4,800 nxënës të prekur nga tërmeti, pra kanë shtëpi të dëmtuar apo të pabanueshme, dhe janë rreth 650 mësues në njësituatë të ngjashme.
Rreth 450 nxënës që janë të prekur nga tërmeti tashmë janë sistemuar tek të afërmit nëpër bashki të tjera dhe kanë filluar mësimin normalisht më datë 2 dhjetor.
Unë besoj që ky numër do të rritet edhe në ditët në vijim, ku nxënës që vijnë nga zonat më të prekura nga tërmeti do të sistemohen dhe do të fillojnë mësimin normalisht në shkollat pritëse.
Shkolla kanë qenë shumëfleksibile dhe kanë pranuar të gjithë nxënësit që kanë ardhur nga zonat e prekura.
Siç e dini, në 9 qarqet e Shqipërisë që nuk janë pjesë e zonës ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, mësimi ka rifilluar normalisht me 2 dhjetor.
Ndërsa për tri qarqet që kemi pezulluar mësimin, nga nesër do të fillojë pjesërisht në këto Bashki:
QARKU LEZHË
Mësimi fillon normalisht në të gjitha shkollat e Bashkisë Mirditë, nesër më 5 dhjetor.
Mësimi fillon normalisht në Bashkinë Lezhë, nesër me 5 dhjetor. Është një shkollë e dëmtuar në Lezhë, shkolla e Shënkollit. Kemi marrë të gjitha masat për zhvendosjen e nxënësve dhe qysh nesër ato do të jenë të zhvendosur në shkollat pritëse.
Bashkia Kurbin ka një numër më të madh të shkollave të dëmtuara, ndaj mësimi në Bashkinë Kurbin fillon me datë 9 dhjetor. Do t’i japim pak më shumë kohë bashkisë të bëjë riparimet e nevojshme dhe të mund të fillojë mësimin normalisht me datë 9 Dhjetor.
QARKU TIRANË
Bashkia Rrogozhinë ka raportuar 2 shkolla të vogla me probleme, nxënësit e së cilave janë sistemuar në shkollat pritëse. Mësimi në Bashkinë Rrogozhinë fillon nesër me datë 5 Dhjetor.
Bashkia Kamëz ka një shkollë të raportuar të dëmtuar – shkolla “SulejmanElezi” me 170 nxënës. Transferohet në një zonë urbane, në shkollën e afërt “AzemHajdari” në turnin e dytë dhe nuk ka nevojë për transport sepse janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transferohen pasdite. Kështu që edhe në BashkinëKamëz, mësimi rifillon nesër me datë 5 Dhjetor.
Bashkia Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara, të cilave iu është siguruar transporti. Përveç kësaj, mësimi fillon normalisht me datë 5 Dhjetor – duke përfshirë edhe këto 2 shkolla të cilat e dinë vendndodhjen e shkollave pritëse dhe transporti është siguruar.
Bashkia Vorë ka një shkollë të dëmtuar seriozisht. Është shkolla nëMarikaj, nxënësit e së cilës do të transferohen nëMarqinet. Jam siguruar se plani i transferimit është në rregull, se transporti është siguruar për të gjithë nxënësit – kam qenë edhe vetë atje – por duke marrë parasysh që Bashkia Vorë ka disa shkolla të tjera që kanë dëmtime mesatare por që kanë më shumë nevojë për riparime, Bashkia Vorë do të rifillojë mësimin me 9 dhjetor.
Bashkia Tiranë, përveç fshatit Pezë, që shkolla ka dalë komplet jashtë funksionit – në fakt janë disa shkolla atje që kanë dalë jashtë funksionit – nuk ka shkolla të tjera që kanë dëme për t’i nxjerrë komplet jashtë funksionit, por ka mjaftueshëm shkolla me dëme mesatare që nuk mund të rihapen nesër. Kështu që në Bashkinë Tiranë, mësimi rifillon me datë 9 dhjetor.
Kam një njoftim të posaçëm për kopshtet dhe shkollat private. Të hënën kam nxjerrë urdhër që kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga Instituti i Ndërtimit para se të rihapen.
Na u duk qëështë më me vend të kemi edhe vlerësimin e shkollave private nga instituti i cili ka bërë vlerësimet e të gjitha shkollave të tjera, që të jemi me të vërtetë të sigurt që edhe nxënësit e shkollave private mund të kthehen në objektet e shkollave ku mbajnë mësim.
Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë të mos hapen as më 9 dhjetor, ne kemi plan të detajuar të zhvendosjes së nxënësve në shkolla pritëse - pa e dëmtuar procesin normal mësimor. Dhe në zonat rurale me distanca më të mëdha mes shkollës së dëmtuar dhe asaj pritëse, kemi siguruar transport. Kemi ndarë buxhetin, kështu që të gjitha bashkitë që do na ndihmojnë me transportimin e nxënësve nga shkolla e dëmtuar në atë pritëse do tërimbursohen nga buxheti.
Për të gjitha shkollat private që mund të dalin me probleme me godinat, pronarët janë të obliguar që në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR)të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve dhe do ta monitorojmë me shumë kujdes.
Siç e dini, mësuesit e të gjitha shkollave publike kanë dalë në punë të hënën më datë 2 dhjetor dhe kanë filluar zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për emergjencat.
Secili mësues sot që flasim ka planin e vet të klasës për mbrojtjen fillestare të nxënësve në rast lëkundjesh, si dhe daljeve emergjente që koordinohet në nivel shkolle që të sigurohet një dalje graduale dhe me radhë në rast se ka nevojë të bëhet një gjë e tillë.
Këto masa i kemi ndërmarrë jo sepse priten lëkundje të tjera në të ardhmen, por që të sigurojmë nxënësit dhe prindërit se në rast të çfarëdo emergjence, shkollat janë gati t’i përballojnë ato pa krijuar panik – pra duke menaxhuar të gjithë stresin dhe shqetësimin që mund ta kenë nxënësit.
Shërbimi psiko-social po punon me 3 udhëzime për adresimin e shqetësimeve të nxënësve nga tërmeti dhe po bashkëpunon edhe me Fakultetet e Shkencave Sociale në thellimin e njohurive të tyre dhe në zgjerimin e sa më shumë të këtyre njohurive edhe tek psikologët e tjerë që ndoshta nuk janë pjesë e shërbimit psiko-social, por janë ofruar vullnetarisht dhe ndihmojnë me nxënësit - si për ata në shkolla, por edhe ata që janë sistemuar nëpër shtëpi të përkohshme pritëse.
Përgjegjës për Koordinimin e gjithëshërbimit Psiko-Social është drejtuesi i ASCAP, Gerti Janaqi, kështu që çfarëdo pyetje që mund të kenë shikuesit tani që ka të bëjë me shërbimin psiko-social, mund të drejtohen atje. Arsyeja pse po e drejtoj si çështje të veçantëështë sepse janë paraqitur shumë vullnetarë, psikologë të rinj që duan të kontribuojnë dhe duam t’i orientojmë atje që të koordinohet e gjithë puna bashkërisht.
Dhe si përfundim: në hotelet ku janë strehuar qytetarët, kemi filluar procesin e themelimittë shkollave të përkohshme. Mënyra se si do të funksionojë kjo - është që nëse kemi një grup hotelesh ku kemi një numër më të madh të qytetarëve të strehuar – në një nga ato që ofron kushtet më të mira, do tëthemelohet një shkollë e përkohshme. Puna ka filluar tani, por këto shkolla do të fillojnë të japin mësim me datë 9 dhjetor.
Dua të nënvizoj edhe njëherë që Dita e Rinisë, 8 Dhjetori, e cila është një festë kombëtare, do të festohet të dielën (me 8 Dhjetor) nga ata që duan ta festojnëdhe nuk do bëhet pushim të hënën më datë 9 dhjetor siç do të ishte bërë po të ishim në kushte të zakonshme - ngaqë kemi humbur shumë orë mësimi dhe nuk mund ta marrim edhe një ditë tjetër shtesë pushimi.
Në vijim do t’ju njoftojmë për shkurtime të tjera të pushimeve që do i merrnim zakonisht në mënyrë që ta rikuperojmë kohën e humbur të mësimit.
Edhe një herë dua të nënvizoj njoftimin tonë kryesor:
Qarku Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë dhe Bashkia Tiranë fillon mësimin më datë 9 dhjetor (të hënën).
Të gjitha bashkitë e tjera fillojnë mësimin nesër me datë 5 dhjetor.
Kjo jep urdher me fjalen "mund". Privati mund te filloj neser. Nga ta marrim vesh qe jane certifikuar nga apo nga p...i i nenes se kesaj. Kjo duhet te jape emrin me listat e privateve qe e kane certifikaten.
Përgjigju