Dita e parë e negociatave trepalëshe në Gjenevë, mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së ka përfunduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryenegociatori i Kievit, Rustem Umerov, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se bisedimet “u përqendruan në çështje praktike dhe në mekanizmat e zgjidhjeve të mundshme”.

"Për sot, si përfaqësuesit politikë ashtu edhe ata ushtarake e kanë përfunduar punën e tyre", shkruan ai më tej.

"Faleminderit partnerëve amerikanë për bashkëveprimin konstruktiv dhe gatishmërinë për të punuar me këtë ritëm pune", vijon Umerov.

Umerov thotë se së shpejti do t'i dërgohet një raport Presidentit Volodymyr Zelensky për ta informuar atë mbi bisedimet, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë nesër.

Teksa bisedimet pritet të vijojnë për të dytën ditë nesër, ku pritet të shihet nëse do të arrihet në rezultate konkrete ose jo.


Lajmi kryesor:

Negociatat 3-palëshe në Gjenevë, përfundon raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës! Nesër takimi i radhës