'Në vijën e zjarrit për të shpëtuar pengjet e armikut'! Shefja e Infektivit: Ju lutem rrini në shtëpi (VIDEO)

TIRANE-Shefja e Infektivit në QSUT Najada Çomo u bën një tjetër apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm në këtë mënyrë ulin rrezikun e përhapjes së koronavirusit.  "Ju përshëndes nga shërbimi Infektivi i QSUT-së në cilësinë e shefit të shërbimit. Lufta është hapur, ne kemi shtrim të numrit të pacientëve te Infektivi, gjendja e të cilëve, një pjesë të mesme, tre në terapi intesive. Jemi një staf i mirë trajnuar që janë në skalionin e parë të betejës.

Ju keni besim te ne dhe ne do të bëjmë në maksimum, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për qëndrimin në shtëpi, pasi është një fitore e madhe për ne, pasi ul rrezikun e infeksionit, nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, por të përballesh me sëmundjen. Uroj që qytetarët të mos frekuentojnë ambiente publike, familje të sëmura apo qëndrime që rrezikojnë për të infektuar persona të tjerë" tha ajo.

Kryeministri Rama, teksa ka postuar mesazhin e Çomos, shprehet "shefja e forcës speciale në vijën e zjarrit, ku luftohet orë e minutë për të shpëtuar pengjet e armikut, ka një mesazh dhe një lutje për ju: mos dilni nga shtëpia".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë