Në vilën e bandës që vrau Kasmin,
detaji që zbulon pasionin e vrasësit

Në vilën e bandës që vrau Kasmin,<br />detaji që zbulon pasionin e vrasësit<br>
Report Tv ka shkuar paraditen e sotme në banesën e grupit të strukturuar kriminal, që organizoi atentatin ndaj shtetasit Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Nga një vëzhgim rreth banesës, Report Tv mësoi se ajo është e rrethuar nga kamera sigurie, ku janë plot gjashtë të tilla. 

[gallery]25468[/gallery]
Gjithashtu, Report Tv mësoi dhe një detaj tjetër nga shtëpia ku kishte ngritur aktivitetin grupi kriminal, pasionin e të dyshuarit për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, që është basketbolli. Nga fotoja duket një fushë basketbolli pranë shtëpisë, që lë të kuptuar që ky lloj sporti të ketë qenë dhe pasioni i vrasësit dhe anëtarëve të tjerë të bandës.

shtepia hoxhallari
( Banesa e grupit kriminal)

Një ditë më parë, policia goditi grupin kriminal, ‘kokë’ e të cilit ishte shtetasi Altin Aurel Hoxhallari, ndërsa vrasësi me pagesë i Kasmit ishtet shtetasi grek Efitmiu Eftimius.

Sot Report Tv sjell foto nga shtëpia-bazë, ku kryhej aktiviteti kriminal i kësaj bande, dhe ku policia gjeti një arsenal armësh të cilësisë së lartë, si dhe lëndë narkotike. Siç e tregojnë dhe fotot, shtëpia është ndërtuar në një zonë periferike, mes dy kodrave në Kodër-Mzez, enkas për të ushtruar aktivitetin kriminal.

Banesa ishte në kërkim të shtetasit Aurel Hoxhallari, i cili është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 porositi vrasjen e mikut të Shullazit, Pajtim Serjani.

U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen

Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin

Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën

Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje

Në kërkim
Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë