Në Zvicër krijohet 'kapsula' vetëvrasëse, njerëzit futen brenda dhe vdesin për 30 sekonda

Në Zvicër krijohet 'kapsula' vetëvrasëse, njerëzit futen brenda dhe vdesin për 30 sekonda

Kapsula vetëvrasëse

Një 'kapsulë' e printuar 3D është krijuar për të "revolucionarizuar" vetëvrasjen e asistuar dhe mund operohet ligjërisht në Zvicër. Exit International është organizata e cila ka krijuar pajisjen 'Sarco'. 'Kapsula' e quajtur "Sarco" ofron një qasje të ndryshme ndaj një vdekjeje paqësore, pa nevojën e substancave me recetë.

Është një' kapsulë' e printuar 3D që mund të aktivizohet brenda nga vetë personi që dëshiron të vdesë. Makina mund të lëvizet në çdo vend që dëshironi për të vdekur. Kjo mund të jetë në një mjedis idilik në natyrë ose, për shembull, në dhomat e një organizate eutanazie.

'Kapsula' është montuar në një pajisje që mbushet me azot dhe redukton shumë shpejt përmbajtjen e oksigjenit nga 21 në 1 për qind.

Personi ndihet pak i çorientuar dhe gjithashtu mund të ndihet pak euforik përpara se të humbasë vetëdijen. I gjithë procesi zgjat rreth 30 sekonda. Vdekja ndodh nga hipoksia dhe hipokapnia, përkatësisht mungesa e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. 'Nuk ka panik, asnjë ndjenjë mbytjeje',- tha Philip Nitschke, Themelues i kompanisë australiane të regjistruar Exit International

Në vitin 2020, rreth 1300 njerëz vdiqën në Zvicër nga eutanazia. Për to kujdeseshin dy organizatat më të mëdha të eutanazisë në vend: Exit dhe Dignitas. Metoda aktuale e zakonshme është gëlltitja e pentobarbitalit të lëngshëm të natriumit. Pas marrjes së drogës, personi bie në gjumë brenda dy deri në pesë minuta para se të rrëshqasë në një koma të thellë dhe të vdesë shpejt pas kësaj.

Kapsula vetëvrasëse

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!