Nedim Bajrami nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon me Sassuolon në Serie A, por kjo nuk do të thotë se fantazisti i Kombëtares nuk ka fansa të tjerë në elitën e Italisë.
'La Gazzetta Dello Sport' bën me dije se drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori ka qenë prezent në Parma gjatë Shqipëri 0-3 Kili për të parë nga pranë lojtarin.
Edhe para nëntë muajve italiani ka qenë në "Air Albania" kur luhej Shqipëri - Moldavi, por tanimë zbulohet objektivi. Bologna, trajneri Thiago Mota dhe drejtuesit kanë në plan 25-vjeçarin e Kombëtares.
Këtë sezon klubi nga "Dall'Ara" po bën surprizën në Serie A duke u renditur në vendin e katërt, vetëm pesë pikë larg Juventusit të vendit të tretë.