Negociata për presidentin, Muça në ‘Repolitix’: Berisha s’po ulet dot me demokratët e jo me Ramën! Karaj: Kryeministri ka luksin të zgjedh me kë do të bisedojë nga PD

Në një kohë kur procesi për presidentin e ri pritet të fillojë, gazetari Flogert Muça tha në Report Tv se Sali Berisha me “Rithemelimi” nuk do të ulet në tavolinën e negociatave me Edi Ramën lidhur me një emër të mundshëm. Kjo pasi sipas tij Sali Berisha nuk po mundet as të bashkojë demokratët dhe të diskutojë me ta dhe jo më me kryesocialistin Rama.

“Nëse ka dy liderë politikë që kanë qenë armiq politik janë Rama-Berisha. Gjasat që ata dy të ulen të diskutojnë janë 0. Arsyeja nuk vjen nga Rama, atij i leverdisë, por kjo dëmton Berishën. Berishës nuk i leverdisë të ulet me Ramën. E gjitha rruga që ka ndjekur ka arritur të ketë sukses është sepse është Berisha agresiv. Demokratët kishin nevojë për atë që doktori di të bëjë. Nëse do ulet me Ramën, do duket sikur “ai u relaksua dhe e mori atë që deshi”. Rama sot bëri detyrën si mazhorancë. Berishën do ta përdori si kalë beteje, ka filluar fushata elektorale. Rama do të ketë një strategji. Në 2012 e përdori Berishën si një plak i lodhur ejani ta ndërtojmë Shqipërinë. Ndërsa tani ta lëmë të vdekurin politikisht, se ne do të zgjidhim hallet. Do ta injoroi Berishës, kjo është strategjia që do të ndjekë. Berisha nuk po ulet dot me të vetët, jo më me Ramën. Berisha është de facto kryetar i PD. E ka ndryshuar atë fjalinë nga “nuk ulem në ulem”, për të thënë që jam njeri negociator.”, tha ai.

I ftuar në “Repolitix” ishte edhe juristi Leonard Karaj i cili tha se Rama është në ato pozita politike, ku ka luksin të zgjedh kë të faktorizojë nga Partia Demokratike. Duke nënkuptuar se mund të negociojë për një emër me të dyja “kampet” brenda PD.

Sipas tij Rama nuk zgjedh të flasë me Berishën edhe për shkak të Ambasadës Amerikane dhe “pullën” non grata që mbartë ai.

“Rama po bën lojën e tij, atit i intereson të bëjë babaxhanin e madh. Rama ka kushtet të zgjedhë kë të dojë president. Kjo e gjitha është lojë, i shkon ta bëjë. Ai do t’i tregojë qytetarëve dhe ndërkombëtarëve që “ja unë po i shtri dorën këtyre”. Ai as nuk ka opozitë përballë për të negociuar. Rama ka luksin të zgjedh kë të faktorizojë nga PD. Njëherë takon Alibeajn, nesër mund të zgjedh të takojë një tjetër.  Karaj- Unë them të kundërtën. Rama nuk ulet me Berishën edhe për shkak të Ambasadës Amerikane, për shkak se është një non grata.”, tha ai.

Juristi Plarent Ndreca tha se de jure PD e drejton “Rithemelimi” dhe jo Berisha.

“Sot e drejton PD Komisioni i Rithemelimit. Berisha del pa cilësi aty, por ka një organ kolegjial që duhet të dalë. Kjo do të thotë shumë politikisht. Rithemelimi është pa kryetar, se di pse del Berisha. Çdo organ kolegjial ka një kryetar.”, u shpreh ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet