Negociatat/ Krashi për Report Tv: Në pak muaj mbyllen disa kapituj! Bumçi: Vendimi politik, nuk e merituam! Gjipali: Anëtarësimi mund të zgjasë me vite

Ndërsa procesi i hapjes së negociatave ka shënuar hapa përpara gjatë dy ditëve të fundit, për shkak të marrjes në shqyrtim nga pala maqedonase të propozimit francez, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile e shohin në këndvështrime të ndryshme ecurinë e këtij procesi. Lavdrim krashi, deputeti i PS tha për Report tv se vendi ynë është përgatitur prej kohësh për të ardhur në këtë pikë, ku hapet një kapitull i ri i marrëdhënies së Shqipërisë me BE. 

“Është një lajm fantastik për Shqipërinë dhe për krejt shqiptarët. Është për t’u lavdëruar në fakt, se ne kurrë nuk e humbën durimin, qoftë ne me disa shtete, apo këto vitet e fundit dhe Maqedonia e Veriut me Bullgarinë”.

Sipas tij, disa nga kapitujt që do negociohen mund të plotësohen mjaft shpejt, brenda disa javëve.

“Janë 37 kapituj që do të negociohen. Disa më të lehtë dhe mund të zgjasin pak ditë e apo javë. Por ka dhe nga ato kapituj që mund të kërkojnë muaj apo dhe vite”

Ndërsa ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi deklaroi se nuk është optimist për vullnetin e qeverisë për t’u anëtarësuar në BE. Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa pas në proceset integruese edhe hapja e negociatave nuk erdhi për meritë të qeverisë, por për motive politike.

“Optimist se çelja e negociatave do të ndryshojë gjë? JO! Plotësimi i kushteve? PO!. Serbia ka tetë viteve që ka çelur negociatat. Ka hapur dhe disa kapituj. Serbia e sotme është më keq se ajo që ka qenë para tetë viteve. Ishte një vend më demokratikë, më pak agresivë ndaj fqinjëve dhe sot Serbia është një diktaturë!”

Për Gledis Gjipalin, përfaqësues i Lëvizjes Europiane, politika shqiptare s’duhet të bëhet bllokuese në proceset integruese dhe se pas këtyre zhvillimeve  Maqedonia e Veriut nuk do jetë më faktor pengues për integrimin në BE.

“Në konferencën e parë ndërqeveritare ulet nga njëra anë Shqipëria dhe në anën tjetër vnedet e BE dhe Komisioni Europian. Bije rëndësia e të qenit sëbashku me Maqedoninë e Veriut, pasi çdo vend ka rrugën e tij dhe nuk ndikohemi më nga Maqedonia. Tani çdo gjë varet nga ecuria jonë me kapitujt”

Gjipali tha se lufta në Rusi ka sensibilizuar vendet europiane për të përshpejtuar procesin. Sipas tij anëtarësimi  i plotë në BE mund të kërkojë vite, por kjo do varet vetëm nga Shqipëria.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tma rush: 03/07/2022 20:23

    Pre Idjot smer vesh ti çdo shkrim komentohet i ti IDJOT ANALFABET thua su komentua o wc publike. Qeke ODJOT i ler ti mor pler.

    Përgjigju
  • Luçjano Bolja: 03/07/2022 20:21

    Aldo bumja komplet IDJOT po diskuton për ardhmërin e Shqipris në një koh që Shqipria nën pushtetin e partis wc pd u shkatërua plotësisht. E Aldo bumja vazhdon e fillozofon një komplet hajvon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion