Ministrat e Financave të eurozonës thonë se Greqia nuk ka bërë propozime të reja për të arritur një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtare në takimin e mbajtur në Bruksel. Ata i kanë kërkuar qeverisë greke të bëjë propozime të reja pas refuzimit që i bënë me referendum qytetarët planit të marrëveshjes.

Greqia thotë se, ka propozuar disa ndryshime dhe shpreson të arrijë “një marrëveshje me përfitime dypalëshe në bazë ta mandatit të referendumit”. Por, Gjermania thotë se “nuk ka ende baza” për bisedime për një ndihmë të re për Greqinë.

Ministrat e Financave po takohen para se të mblidhen liderët e BE-së në Bruksel. Pala greke u prezantua me ministrin e ri të Financave në këtë takim, por nuk ka dorëzuar ende një plan të shkuar. Qeveria greke thonë se në këtë takim nuk pritej vendim por është takim përgatitës për takimin e liderëve të BE-së.

23:10 Eurozona përcakton afat të ri takimi

Eurozona i jep Greqisë afat deri ditën e enjte për të paraqitur propozime të reja për të gjetur një marrëveshje me kreditorët, si dhe ka thirrur një samit të plotë të BE-së për të dielën. Zyrtarët e Eurozonës i kërkuan Greqisë të paraqesin plane të freskëta pasi votuesit e saj refuzuan projektin e tyre me anën e referendumit.
 
Greqia nuk paraqiti plane të shkruara, duke sugjeruar në vend vetëm disa ndryshime në draft, me anën e së cilës kërkoi të respektojë "mandatin e referendumit".
 
Bëhet e ditur se të dielën anëtarët e Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim tjetër në Bruksel. Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se udhëheqësit e Eurozonës nuk kanë pasur një "diskutim serioz e të sinqertë” gjatë takimit të mbajtur.

Merkel u shpreh se udhëheqësit Eurozonës natyrisht duhet që të respektojnë rezultatet e referendumit", por gjithashtu të mbajnë një "përgjegjësi të përbashkët" për Bashkimin Evropian. Edhe Kryeministri italian Matteo Renzi, gjatë një konference është shprehur se Kryeministri grek Aleksis Tsipras duhet të veprojë me mirëbesim për të siguruar propozime të arsyeshme që të arrijë një marrëveshje e cila do e çonte vendin e vet në një situatë më të mirë për ta përballuar këtë krizë.

21:00 Cipras nuk ka plan, por ka strategji
Kryeministri grek Alexis Cipras për momentin nuk ka asnjë plan për t’i paraqitur kreditorëve por ama një strategji e ka të qartë në mendje. Edhe sot në diskutimet e Eurogrupit, Greqia nuk ka paraqitur asnjë plan.
 
Nesër Cipras do të flasë në Parlamentin Europian dhe po ashtu do të kërkojë ndihmën e Fondit për shpëtimin e shteteve për një zgjidhje provizore deri në fund të korrikut. Kjo është strategjia e Cipras.
 
Sot duhet të ishte një ditë vendimtare për Greqinë por në fund rezultoi një ditë e humbur. Cipras në mëngjes kërkoi nga kreditorët një borxh të ri prej 7 miliardë euro dhe më pas ka telefonuar presidentin Amerikan Obama, të cilit i ka bërë me dije propozimet greke për daljen nga kriza. Po ashtu Cipras ka pasur një takim të veçantë me Merkel, Hollondë e Juncker përpara Eurosamitit.
 
Kancelarja gjermane Merkel ka përsëritur: “Ka pak ditë në dispozicion për të gjetur një zgjidhje dhe për momentin nuk ka asnjë bazë për të negociuar për mekanizmin e Fondit të Shpëtimit të Shteteve”.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se është kundër hipotezës për daljen e Greqisë nga Eurozona dhe u ka bërë apel liderëve të BE që të jenë konstruktiv.
 
Të njëjtën linjë me SHBA-të mban edhe Franca. Presidenti Francois Hollonde deklaron: “Ne duam që Greqia të qëndrojë në euro dhe ky është objektivi por duhen propozime serioze dhe të besueshme. Duhet një provë përgjegjësie, solidariteti dhe të veprohet sa më shpejt.

Kryeministri italian Renzi është i bindur se mund të gjendet një akord por atë e shqetëson më shumë e ardhmja e Be se sa një shtet I vetëm. 

Më herët gjatë ditës u mbaj edhe mbledhja e Eurogrupit ku ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos është paraqitur pa asnjë propozim duke shkaktuar edhe ilaritet mes ministrave të tjerë. Por hipoteza që po merr më shumë jetë është ajo e një zgjidhje provizore për të mbuluar financiarisht shpenzimet e muajit korrik dhe më pas të gjendet një zgjidhje përfundimtare.


19:05 “Propozimet e javës së kaluar qëndrojnë ende”
 
Qeveria greke ka shprehur sërish vullnetin për të arritur një marrëveshje me kreditorët. Një zëdhënës ka thënë për BBC se propozime e bëra një javë më parë qëndrojnë ende.
 
“Propozimet e Greqisë do të diskutohen të martën dhe të mërkurën me qëllim për të arritur një marrëveshje. Këto propozime përfshijnë reformat, fondet, programin e investimeve dhe shlyerjen e borxhit”, është shprehur zyrtari.
 
Ndërkohë, kryeministri i Belgjikës Charles Michel është shprehur se nëse në tavolinë nuk do të ketë asgjë, atëherë nuk do të ketë asnjë pakt.
Michel shprehet se, Cipras ka përgjegjësi ndaj popullit për të mbajtur vendin në zonën euro.
“Nuk mund ta bëjmë këtë me armë në kokë apo me thikë në fyt. Një kryeministër duhet të përballet me përgjegjësitë”, u shpreh kreu i qeverisë belge.

18:35 Renzi: Me rëndësi e ardhmja e Evropës

Pak para fillimit të samitit që proitet të mbahet në Bruksel, Renzi tha se marrëveshja mund të arrihet dhe se prej vitesh politika flet vetëm për greqinë. Më tej kryeministri Italian tha se i gjithë diskutimi për greqinë është i rëndësishëm, por thotë ai është më shumë e rëndësishme e ardhmja e Evropës.
 
“Në orët e ardhshme marveshja mund të arrihet. Prej vitesh flitet vetëm për Greqinë. Ne i kemi përzemër qytetarët me pasaportë greke. I gjithë diskutimi për Greqinë është i rëndësishëm por është e rëndësishme më shumë akoma është e ardhmja e Evropës ndaj besoj se do të dilet në një zgjidhje. Është e rëndësishme një zgjedhje teknike dhe unë besoj që qeveria greke do të bëjë gjithçka për gjetjen e zgjidhjes", tha Renzi.

16:00 ​Bankat në Greqi pa para, shansi i fundit për shpëtim

Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të ketë shansin e fundit për të propozuar reforma të besueshme për të rihapur negociatat për borxhin, para se bankat greke të mbesin pa para.
 
Cipras duhet të bindë 18 vendet e eurozonës për një ndihmë financiare të shpejtë për shpëtimin e vendit nga falimenti.
 
Ndërsa, ministrat e eurozonës i kanë kërkuar qeverisë greke që të tregohet serioze dhe që të mos presin ndonjë tolerim për borxhin.

Gjatë samitit emergjent në Bruksel është bërë e qartë se nga Athina priten reforma të mëtejshme.

Samiti është thirrur pas referendumi të së dielës, ku populli grek i tha jo marrëveshjes me kreditorët.

“Ristrukturimi i borxhit është bërë në vitin 2011 dhe 2012 dhe kreditorët humbën shuma të mëdha”, shprehet ministri finlandez i Financave, Aleksandër Stub.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)