Negociatat/ Koalicioni i ri qeverisës në Bullgari: I heqim veton Maqedonisë së Veriut nëse SHBA-ja na heq vizat dhe bëhemi pjesë e Shengen

Negociatat/ Koalicioni i ri qeverisës në Bullgari: I heqim veton Maqedonisë së Veriut nëse SHBA-ja na heq vizat dhe bëhemi pjesë e Shengen

Slavi Trifonov

Po shndërrohet në një 'telenovelë' historia e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut për të mos hapur negociatat, veto që ka mbajtur peng edhe Shqipërinë.

Së fundmi një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifonov, i partisë “Ka një popull të tillë” ka dhënë një tjetër version se si mund të hiqet vetoja bullgare. Ai ka deklaruar se Sofja mund të do ta bëjë këtë nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për shtetasit bullgarë.

“Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Evropian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë. Edhe ne duhet të jemi evropianë. Tani jemi më pak evropianë se evropianët e vërtetë. Kështu që, unë kërkoj që menjëherë të jemi pjesë e zonës Shengen dhe të mos ketë viza për Amerikë”, ka shkruar Trifonov në rrjetet sociale.

Ai nuk shprehet nëse partia e tij do ta dorëzojë zyrtarisht propozimin, por tha se “të gjithë po u bëjnë presion që të dorëzohen” lidhur me kontestin me Maqedoninë e Veriut. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka mbetur pezull që prej qershorit të kaluar kur Bullgaria vuri veton për fqinjin e saj perëndimor duke penguar kështu edhe vendinj tonë. 

Kujtojmë se qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria kërkon nga vendi ynë fqinj lindor që të njohë rrënjëset e saj bullgare.


Lajmi kryesor:

Bullgaria do të heqë veton për Maqedoninë e Veriut? Kryeministri Petkov: Kjo zgjidhet nga dy qeveritë! Anëtari i koalicionit qeverisës: Të na heqë SHBA vizat


K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opozita bullgare: 06/01/2022 21:19

    Kjo qe pretendon bullgaria per heqjen e vizave te qytetareve te saj nga Amerika eshte poshtersi qe i behen M.Veriut dhe Shqiperise. Ju o bullgare me shumice popullsie injorante dhe ne BE hyte aksidentalisht, nuk e bejne me gabimin SHBA t'u heqe vizat e te zbarkoni ne Amerike si zbarkuat ne BE e Britanine e madhe me kazme e lopate ne dore u rreshtuat gjysma e bullgarise naten e 1 janarit 2010,hapni rrugen o te prapambetur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas

Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas