Negociatat me Greqinë, Athina do të kërkojë ndjesë për çamët?
Në tekstin përfundimtar të marrëveshjes Greqi-Shqipëri, pala shqiptare kërkon të përfshihet edhe një pikë, ku Athina kërkon ndjesë për shpërnguljen e popullsisë nga Epiri, por pa thënë fjalën Çamëri. Report TV mëson se Kotzias ka pranuar kërkesën.
Megjithëse marrëveshja që po negociojnë Shqipëria dhe Greqia nuk ofron ende një zgjidhje për çështjen çame, diçka po lëviz.
Një burim nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme i tha Report TV se pala shqiptare i ka kërkuar Athinës zyrtare që në tekstin final t’i shtohet një fjali, ku pala greke në një farë mënyre do të shpreh keqardhjen për ngjarje jo të këndshme që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kanë nxitur urrejtje dhe shpërngulje të popullsisë nga trojet e tyre në zonën e Epirit.
I njëjti burim saktësoi se kjo kërkesë e palës shqiptare është pranuar nga ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Mësohet po ashtu se dakordësinë për këtë pikë Kotzias ia ka transmetuar homologut Bushati.
Në tekstin përfundimtar të marrëveshjes edhe nëse do të shmanget referimi për çështjen çame, do të ketë shprehje të keqardhjes për ngjarje të së kaluarës, të cilat kanë nxitur urrejtjen mes komuniteteve dhe pakicave që jetonin në Greqi, duke i detyruar të shpërngulen prej trojeve të tyre.
Një fjali interesante që do të futet në marrëveshjen e pritshme thotë se: “Greqia po ashtu nxit të gjithë këta të shpërngulur që t’i drejtohen gjykatave për të rimarrë të drejtat e tyre si qytetarë grek”.
Kjo fjali në marrëveshje vjen si pasojë e dakordësisë së heqjes së ligjit të luftës, që mbante të bllokuara pasuritë e çamëve të dëbuar dhe që automatikisht hapet rruga ligjore për të kërkuar nëpërmjet gjykatës të drejtat e tyre.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me emra dhe vende! Dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve/ Dokumentari i Admirina Peçit për gjenocidin çam
13 Qershor, 15:19
-
"Fredi Beleri shqipari gjakprishës!' Idrizi sulmon Berishën: E kandidove si ‘kalë troje’ për konflikte
27 Janar, 13:13
-
Politika 'zhgënjen' edhe PDIU-në, Idrizi: Lanë çështjen çame në harresë për vota dhe egoizëm! S’jemi si partitë e tjera, e neveris heshtjen e tyre
20 Prill 2023, 18:18
-
Xhaçka i kërkoi zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve, Dendias: Përgjigjen ia ktheva aty për aty! Mediat e vendit fqinj: Shqipëria ngriti çështje inekzistente
24 Maj 2022, 19:53
-
Shqipëria dhe Greqia me polici të përbashkët në Kakavijë! PD: Asnjë shërbim për qytetarët, vetëm shtim kostosh! PS: S'është marrëveshja e detit e Saliut dhe Lulit
3 Shkurt 2022, 18:14
-
Aleati i Bashës, Shpëtim Idrizi e konfirmon: Do jem në shtator në parlament! Do thyejmë heshtjen për çështjen çame
21 Qershor 2021, 12:05
-
'Më 25 prill bashkohuni me zërin politik të Çamërisë', Idrizi prezanton Nustret Avdullai në Fier: Çamët që u bënë Rilindas të na tregojnë marrëveshjen me Ramën
6 Prill 2021, 11:11
-
‘Çështja çame’ e 25 prillit si parodi: Përse Basha nuk e ka vendosur në program?!
28 Shkurt 2021, 19:24
-
PDIU, Idrizi në Fier: 'Pashallarët e kuq' kundër çështjes Çame! Detyrimi ynë të mbrojmë identitetin kombëtar
28 Shkurt 2021, 14:09
-
Negociatat me Greqinë, Idrizi: Shqipëria pa Çamërinë është e mangët! Ata që ulen me harta e laps në dorë janë tradhëtarë
17 Janar 2021, 19:30
-
Deklaratat për shtrirjen 12 milje të Greqisë në Jon/ Rama: Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri kërkojnë shesh për përshesh deri në det
28 Dhjetor 2020, 17:47
-
Vizita e ministrit grek në Shqipëri, PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje protestë nesër: Çon përpara axhendën greke
19 Tetor 2020, 20:42
Anton genocitin si Vatikani dhe Greko Sllave si ne shqiperi qe po bojne perqarje Fetare Kombetare per interesat e tyre
PërgjigjuPo po genocid si turqit ne trojet shqiptare
PërgjigjuPse me nje ndjese do e kalojn lumin kto legenat, te paguajn naj lek ose te kthejn pronat e Qamris .
PërgjigjuEshte bere genocid mbi krahinen shqiptparet e pafajshem te camerise.
Përgjigju