Negociatat mes Rithemelimit dhe PS për fundin e kaosit në Kuvend, Haklaj: E gjitha bëhet për të rrëzuar komisionin e Reformës Zgjedhore

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj ka folur për negociatat e PS me Rithemelimin për t’i dhënë fund kaosit të krijuar prej muajsh në Kuvend. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Haklaj tha se PS dhe Rithemelimi po bëjnë 'pazare' me qëllim rrëzimin e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe të propozimeve të PD.

“E gjithë beteja është për të rrëzuar komisionin e reformës zgjedhore dhe doktrinën e PD të përfaqësuar nga Basha që ka 4 pika kryesore. Këta ende nuk kanë deklaruar për çfarë ligji zgjedhor janë. Qëllimi i tyre është vula për t’i bërë presion gjykatës së Apelit që është e detyruar të japë një vendim pas kthimit nga gjykata e Lartë”- u shpreh Haklaj.

Më tej ai foli edhe për bashkimin e grupit të Gazment Bardhin me Rithemelimin duke e quajtur si një bashkim mekanik që nuk sjell vota. Ndërsa emërimin e Bardhit si nënkryetar të Rithemelimit, Haklaj e cilësoi si veprim që bie ndesh me statutin e Kuvendit të Berishës me 11 dhjetor 2021.

“Bardhi ka qenë sekretar i përgjithshëm i PD, Ka mbledhur një numër firmash dhe ka thënë e kam shumicën e grupit parlamentar. Por me veprimin që ka bërë është ndesh me statutin, sekretari i përgjithshëm nuk mund të jetë kryetar grupi por garant i statutit. Pra ka bërë “puç statutor”. Çfarë është Bardhi? Kuvendi i 11 dhjetorit i Rithemelimit e ka shkarkuar Bardhin. Berisha nuk i ka dërguar formularët tek Bardhi, i ka shkaktuar të gjithë por jo Palokën i cili ishte zgjedhur me të njëjtin mekanizëm. Tani Berisha e ka emëruar Bardhin nënkryetar. Me cilin vendim?”- tha Haklaj.

Nga ana tjetër, gazetari Gëzim Saliu tha se pavarësisht se mbështeste propozimet e PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha nuk ka shumicën e grupit parlamentar për të përfaqësuar opozitën në komision.

“Te Reforma Zgjedhore biem dakord se në 2 vitet e fundit ka qenë inekzistente. Ju keni pasur kërkesat tuaja. Unë personalisht pikat tuaja i mbështes. Te ky komisioni nuk keni asnjë shumicë në grupin parlamentar që ta përfaqësoni në komisionin e Reformës Zgjedhore”- nënvizoi Saliu.

Mes të tjerash, Haklaj bëri akuza të forta ndaj Berishës e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli për të cilët tha se janë të lidhur me Rusinë duke shtuar se kjo ishte një ndër arsyet përse kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar hapjen e dosjeve të agjentëve të KGB-ruse dhe UDB-së jugosllave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Deklarata e fortë e Haklajt: Berisha dhe Topalli të lidhur me rusët, ish-kryeparlamentarja u dekorua në Rusi në 2013-ën

 

Anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Haklaj tha se Berisha dhe Topalli janë të lidhur me rusët, duke deklaruar se ish-kryeparlamentarja është dekoruar në 2013-ën në parlamentin rus.

“Në 2013-ën Berisha la pushtetin. Në 2010-ën Rusia kishte nisur konfliktin me Ukrainën. Rusia bëri marrëveshje me Bullgarinë për të kaluar Gazpromin nga Bullgaria, Greqia për të dalë në Itali. Këshilli i Europës nuk e pranoi. Topalli kryeparlamentarja me porosi të Berishës shkoi në Dumën ruse dhe në Shën Petërburg u dekorua me medalje nderi”- tha Haklaj.

Ora 17:50
‘Skllav i PL-së’, debat në ‘Studio Live’, gazetari-Haklajt: Të ka ngecur ora, je mercenar i Lulzim Bashës

 

Të ftuarit në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Azgan Haklaj dhe gazetari Gëzim Saliu patën një debat me njëri-tjetrin. 

Saliu tha se PD nuk ka mbështetjen nga asnjë nga partitë e reja opozitare dhe se në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës mund të dalë forcë e tretë apo e katërt. Kjo solli reagimin e Haklajt i cili e akuzoi gazetarin si skllav të Partisë së Lirisë.

Pjesë nga debati në studio:

Gazetari, Gëzim Saliu: Në zgjedhjet e 2025-ës PD e vulës jo vetëm që do dalë e 3 apo e katërta

Azgan Haklaj: Ti je propagandues i platformës së PL-së.

Gëzim Saliu: Haklajat i ka ngelur ora para 3 vjetësh  dhe duket se nuk është fare këtu.

Azgan Haklaj: Po ti je njeri pa orë, nuk njeh orë fare. Nuk ke as orë as busull, je një skllav i PL-së.

Gëzim Saliu: Atëherë ti je mercenar i Lulzim Bashës

B.V/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë