Negociatat, ministri i Brendshëm francez në Tiranë për të vlerësuar punën

Negociatat, ministri i Brendshëm francez në Tiranë për të vlerësuar punën

Fatmir Xhafaj takim me homologun francez, ministrin Collomb në Paris

Gjatë qëndrimit në Paris, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste "No Money for Terror", ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim edhe me homologun francez, ministrin Collomb. Në takim përpos Xhafës ishte edhe ministrja e Drejtesise, Gjonaj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, të shpërndarë për mediat, ministri Collomb shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe autoriteteve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërisht në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit te organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracionit të parregullt.

Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb.

Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ministria e Brendshme thekson se rezultatet në fushat e sipërpërmendura, të vlerësuara edhe nga autoritetet franceze, luajnë një rol të rëndësishëm në proceset dhe vendimet e rëndësishme në të ardhmen.

Dy ministrat ranë dakord të takohen së shpejti në Paris ose në Tiranë së bashku me ekipet përkatëse, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë. Franca së bashku me Gjermaninë dhe Holandën janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gelis: 27/04/2018 20:32

    Sa mire kshu. I vete dhe i ulesh ne tavolin fuqive te medha me pune dhe reforma konkrete.

    Përgjigju
  • Viii: 27/04/2018 20:32

    Vallaj me kte xhafen ke qef te peraqesohesh tek nderkombetaret o shoku se eshte i vetmi qe punon

    Përgjigju
  • Ina: 27/04/2018 20:30

    Ky beri reformen ne drejtesi zhduku kanabisin me pak fjale vlla ky ka punuar sa per 6 ministra dhe hallall i qoft

    Përgjigju
  • Rei: 27/04/2018 20:26

    Ky rama eshte i madh dergon jasht 2 ministrat me te mire te qeverise xhafen dhe gjonaj, levizje e zgjuar

    Përgjigju
  • Hera: 27/04/2018 20:26

    Ky qe kur beri reformen ne drejtesi mori mbeshtetje nga te huajt. Ata jasht e vleresojn punen.

    Përgjigju
  • leandro: 27/04/2018 20:25

    Shqiperia e vogel ne arenen e madhe dhe me nota pozitive i thon ksaj. Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut