Negociatat në 2019/ Kodheli në ’45 minuta’: Procesi i vështirë por do t’ja dalim

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ftuar në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, ka komentuar situatën politike pas vendimit të BE-së për hapjen e negociatave brenda vitit 2019. Kodheli ka thënë se Shqipëria është në të njëjtën rrugë me Maqedoninë, duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi nga BE.

Shqipëria dhe Maqedonia kanë patur të njëjtin rrugëtim. Edhe Maqedonia ka patur problem si ne, por i ka zgjidhur. Për Maqedoninë janë hapur disa drita jeshile. Kam dëgjuar me vëmendje një diplomat që merrte si shembull Irlandën. Ky është një proces që ka një dinamikë, shpesh herë më konsisente, më të prekshme, në disa periudha të tjera më të relaksuar. Ne na ka qëlluar që procesi të vijë në një kohë kur Europa është në një diskutim të madh çfarë do të bëhet Europa kur të rritet.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes

Kodheli ka folur edhe për euroskeptikët brenda BE-së. ish-ministrja ka shpjeguar se Macron ka një plan për zgjerimin e unionit, por këto janë diskutime që nuk i takojnë Shqipërisë të ndërhyjë.

Diskutimet me ministrant e BE-së kanë zgjatur mbi 10 orë. Unë di që në tavolinë dokumenti ka qenë për një hapje negociatash pa kushte. Por të mos fshihemi pas gishtit. Macron kur flitet për zgjerimin, ka një plan për ndryshimin e disa rregullave, për disa ndryshime. Ky plan me të drejtë, vjen në një kohë kur Britania largohet nga BE. Këto janë pasojë e marrëdhënieve të jashtme mes vendeve, është një diskutim i gjerë. Por nuk na takon ne si Shqipëri të merremi me këtë gjë, por kjo gjë na afekton. Siç është çështja e refugjatëve. Mbase për t’i dhënë edhe pak kohë vendeve europiane u vendos qershori 2019. Dhe nëse ne do e kishim hapjen e negociatave nesër, ne do kishim sërish të njëjtat detyra për të bërë. Optimizmi nuk i bën dëm kërrkujt. Mendoj se kemi qenë mjaftueshëm me këmbë në tokë. Shqipërisë do t’i kërkohet vijimi i punës, Vettingu.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes.

Kodheli ka theksuar se Shqipëria ka të njëjtat “detyra shtëpie” për të përmbushur, edhe nëse negociatat do hapeshin nesër.

Futja e Shqipërisë si pjesë e Reformave të thella e të padëgjuara, nuk do e quaja kurrë politikë banale. Po insistoj të them do ishte nesër data ekzakte apo në 2019, hapja e negociatave, është vetëm kalimi në sitë i të gjithë proceseve që duhet t’a çojnë Shqipërinë aty ku duhet ta çojnë. Gjithçka që kemi thënë dhe nuk kemi thënë. Politikisht kemi mbetur korrekt ndaj kësaj qasjeje. Procesi nuk ka qenë i thjeshtë. Evropa e ka parë jo vetëm për vendin tonë por edhe për vende të tjera në rajon. E rëndësishme është që procesi europian i Ballkanit në këtë rrugë duhet të vazhdojë. A ka dhimbje ky proces? Patjetër! Por me këta miq të mirë do ia dalim.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes

Kodheli ka thënë se rruga e Shqipërisë është e ndarë nga ajo e Maqedonisë, duke mos patur varësi nga progresi apo regresi i njëra-tjetrës. 

Ne kemi rrugën tonë, nuk varemi nga Maqedonia. Maqedonia e rregulloi problemin e emrit. Ata do e marrin shpresoj një ftesë për samitin e NATO-s në Bruksel, por kanë detyra të tjera shtëpie për të bërë. Në disa çështje ne kemi ecur më para. Jemi shumë të vegjël për të marrë para me projekte segmentare, por jo me projekte ndërballkanike.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes.

E pyetur për vitin 2019, si një vit vendimtar për Shqipërinë, Kodheli ka thënë se ky vit do të jetë i vështirë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Evropën.  

Sipas saj, qeveritë evropiane kanë problemet e tyre.

Ka qenë edhe 2018 një vit i vështirë edhe për Evropën. Kështu do të jetë edhe viti 2019. Nuk është se në Evropë demokracia funksionon në mënyrë perfekte. Ndikojnë edhe pozicionet gjeografike. Ka një tjetër qasje politike për disa çështje të tjera. Po, do të jetë një vit i vështirë. Edhe qeveritë e krijuara rishtaz do kenë problemet e tyre. Qeveritë europiane kanë nevojë për kolaudim. Ka zhvillime brenda për brenda qeverisë gjermane. Marrëdhënie të tensionuara mes Merkel dhe ministrit të Brendshëm, ashtu siç ka dhe qeveri të stabilizuara si ajo e Macron, që ka hyrë në tensione me qeveritë e tjera.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes.

Ish-Ministrja Mimi Kodheli, ka komentuar edhe çështjen e refugjatëve. Kodheli ka thënë se ky lajm  është gjeneruar si një thashethem që më pas është kthyer në lajm, por sipas saj në këtë çështje nuk ka patur asnjëherë një plan konkret të BE-së për të sjellë refugjatë në Shqipëri.

Të them të vërtetën, unë nuk e di kush e gjeneroi këtë lajm. Ne sot kemi më shumë suport nga Evropa. Ky është një vlerësim që duhet ta bëjnë ekspertët. I mbajmë si mbajmë dot. Por unë çuditem, si u gjenerua ky lajm kur lajm nuk ka. E megjithatë shikoj një negativizëm, unë mbase them se ne nuk jemi të gatshëm se s’jemi të gatshëm si shoqëri. Evropa nuk është vetëm t’i kërkojmë, por edhe t’i japim. Po tregoj dy raste. Ne jemi pjesë e dy projekteve madhore të BE-së, e para një anije luftarake shqiptare patrullon në Detin Egje. Kjo anije bashkë me anije tjetër shpëton çdo ditë jetë. Kjo çështje s’mund të bëjë bujë kot e më pas të kthehet në Boomerang. Aspirata jonë është që Evropën ta kemi brenda vendit tonë. Jam besimplotë që unë dhe ju do ta gëzojmë anëtarësimin në BE. Nuk ka patur kusht nga Greqia për negociatat. Ajo është shprehur që nuk është kusht negociatat. Janë dy çështje të ndara. Marrëveshja me Greqinë finalizohet brenda verës. Pakti detar shumë më e mirë se marrëveshja e 2009-së.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes

Gazetari Minga e ka pyetur Kodhelin edhe për fushatën e ardhshme elektorale të socialistëve dhe ambicien e shprehur nga disa prej të zgjedhurve për të mbajtur sërish postin  e tyre.

E kam personale këtë vëzhgesë. Më konsideroni një qytetare. Unë mendoj që në ka një demokraci e cila funksionon për një demokraci madhore si e SHBA-ve, ti je 4 vite njeriu më i rëndësishëm, pas 8 vitesh ti s’je më në politikën amerikane.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër