Negociatat/ Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria dhe Maqedonia temë kryesore (Zbardhet axhenda)

Negociatat/ Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria dhe Maqedonia temë kryesore (Zbardhet axhenda)

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen nesër në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Axhenda e mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së është zbardhur  nga Këshilli Europian, ku në krye është procesi i zgjerimit me dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Franca dhe Holanda janë dy vendet skeptike, por deri në 18 Tetor asgjë nuk është mbyllur dhe shpresat janë reale për Shqipërinë.

Por cfarë do të diskutohet nesër për Shqipërinë? Diskutimi mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian do të bazohet në konkluzionet e miratuara në 2018 me premtimin se negociatat do të hapen pikëtisht këtë vit, por nga qershori u shty në tetor.

Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Kjo përfshinte, ndër të tjera, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfunduar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta.

Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e rezultateve të mëtejshme të reformës, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil” thuhet në tekstin e axhendës që do të hapet nesër mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Rezultatet nga 2018 dhe deri në tetor të 2019 kanë qenë të prekshme nga Shqipëria, por megjithatë duhet bindur Franca dhe Holanda.



Axhenda e ministrave te Jashtem te BE-se

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë