Negociatat për bashkimin e PD-së, Frrok Çupi: Asnjë nga palët nuk është e sinqertë në bisedime, Berishës s’i intereson të bëhen bashkë

Dy kampet e Partisë Demokratike janë larg bashkimit. Kështu shprehet analisti Frrok Çupi për Report Tv, i cili thotë se bisedimet mes grupit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt nuk janë të sinqerta nga asnjëra palë.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, analisti Çupi tha se Berishës nuk i intereson bashkimi, pasi nëse PD arrin të bashkohet ai nuk ka më punë në krye të partisë se është një person i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania. Nga ana tjetër, sipas Çupit grupi i Alibeajt po bën negociata vetëm për të mbajtur afër militantët dhe elektoratin e PD-së.

“E shoh që largohet çdo ditë, qoftë edhe në rastin e zgjedhjeve. Fjalori për bashkimin e të dy pjesëve mua më duket artificial, i pasinqertë prej të dyja palëve sepse PD me kryesimin e Alibeajt duket se thirrjen për bashkim e bën për të mbajtur afër militantët dhe zgjedhësit e vet.

Pjesa e Berishës, e bën këtë ofertë me qëllime të tjera, me siguri që Berisha nuk e do bashkimin. Po të donte do ishte të sakrifikonte veten, nuk mund të ketë bashkim duke qenë Berisha. Bashkimi i PD nënkupton menjëherë largimin e tij. Një arsye tjetër që Berisha nuk është i kënaqur me ekzistencën e partisë përballë. Shikoje se sa më shumë kur bëhet fjalë për bashkim aq më shumë degradon pd që të mund të ketë shpresë tek militantët e vet”, tha Çupi.

Çupi komentoi edhe zgjedhjet vendore, ku theksoi se Berisha do të përdorë të njëjtën strategji për t’u futur në zgjedhje njëjtë si në 6 mars. Analisti u shpreh se Berisha nuk futet dot me partinë e tij në zgjedhje sepse nuk e ka vulën e PD-së, por do të futet në një koalicion me Partinë e Lirisë. Ndërsa për këtë të fundit, Çupi thotë se partia e Metës rrezikon të shkrihet pasi me hapjen e dosjeve i hap rrugën largimit të Metës nga politika.

“Dita drejt zgjedhjeve do dëshmojë që opozita është e pa gatshme të bëj politikë jo të shkoj në zgjedhje. Do t’iu duhej tre pjesëve të opozitës kopertinë e re. Formatim tjetër se është pamundur për partinë e Berishës që të shkojë në zgjedhje duke qenë ai në krye, është parti ilegale. Partia e Metës, është parti që mund të mos ketë Metën në krye derisa të vijnë zgjedhjet sepse ligji për dosjet e përjashton. Ditën e fundit Berisha do tentojë të organizojë një zgjedhje allias 6 marsi, të futet në lëkurën e LSI, por ndërkohë të mos jetë LSI. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, porse të futet në logo tjetër ose do shkrihet si grupim. Me logon e vet është e pamundur, prandaj duhet LSI. Por nëse është  e pamundur se edhe LSI mund të shkrihet se ka të bëjë me një parti që është shpallur bashkëpunëtor i sigurimit. Kemi dy parti ilegale që kërkojnë të futën në partinë leagle të Bashës. Bardhi deklaroi se nuk mund t’ia ofrojmë vendit si alternativë Berishën, dhe nuk mund të pranojmë ditë që e ka shpallur SHBA non grata”, tha Çupi.

PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt po zhvillojnë negociata për zgjedhjet vendore 2023 me qëllim që të dalin me një kandidat të përbashkët. Deri më tani negociata nuk kanë pasur asnjë rezultat.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen