Negociatat për paqe me Ukrainën, Rusia pret që Erdogan të bëjë ndërmjetësimin

Negociatat për paqe me Ukrainën, Rusia pret që Erdogan të bëjë ndërmjetësimin

Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, gjatë takimit me presidentin Vladimir Putin në Kazakistan, më 13 tetor, tha një ndihmës i Kremlinit.

Turqia mund të ngrejë ide për paqen në Ukrainë dhe Erdogan ndoshta do të propozojë diçka zyrtarisht gjatë bisedimeve me Putinin, u tha Yuri Ushakov gazetarëve në Moskë, më 12 tetor. Ai tha se nuk përjashton që Erdogan "do ta prekë në mënyrë aktive këtë temë" gjatë takimit të Putinit me Erdoganin.

Nëse ndodhin këto bisedime, ato ka shumë gjasa të mbahen ose në Stamboll ose në Ankara, shtoi ai.

Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk do të zhvillojë bisedime me Putinin. I pyetur për pozicionin e Zelenskyt, Ushakov tha: "Unë do të doja t'i them atij: kurrë mos thuaj kurrë". Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt./REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Nesër samiti Putin-Erdogan


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë