Negociatat/ Rama iftar në Elbasan: Shqipëria eksporton bashkëjetesën fetare në një Europë të sfilitur

Pas turit të ‘Llogaridhënies’ në Elbasan, Cërrik dhe Belsh, kryeministri Rama ishte i ftuar  mbrëmjen e sotme në darkën e Iftarit nga Komuniteti Mysliman i Elbasanit. Shefi i qeverisë u shpreh se Shqipëria është shumë pranë hapjes së negociatave me BE dhe se bashkëjetesa fetare është një vlerë e shtuar.

Vendi ynë ndodhet gjithmonë e më pranë familjes së bashkuar të Europës pas rekomandimit për negociatat, kjo bashkëjetesë përbën një vlerë të çuar që e eksporton në një Europë të sfilitur nga një rrekje në një vijë ndarëse mes vizionit të bashkëjetesës dhe islamofobisë.

Ne kemi arritur të shpëtojmë me dhjetëra objekte të çmuara, që ishin harruar nga shteti. Pak javë më parë u përfshinë edhe pesë xhami në listën e objekteve të besimit islam që do të rikthen në identitetin e tyre me financimet e qeverisë.

Zoti i ka bekuar njerëzit duke u dhënë mirësinë dhe dashurinë si më të rëndësishme, veti që nuk dalin të plota në pah, mjegullohen në ditët e trazuara të vitit dhe për këtë ky muaj është për lehtësimin. Do ta mbyll me atë që shkruante Naim Frashëri ‘po të nderojë njeriu njerinë e ka nderuar edhe Perëndinë.

Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb