Negociatat, Ruçi pret homologun Veseli: Duhet unitet, bëhet fjalë për sovranitetin e Kosovës

TIRANË- Dy krerët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, Kadri Veseli dhe Gramoz Ruçi kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku edhe kanë folur mbi dialogun Serbi-Kosovë.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari Ruçi i ka kërkuar faktorëve politikë në Kosovë që të jenë të unizuara dhe të lënë pas krahëve luftën për pushtet.

Tema e dialogut Kosovë-Serbi. Shqipëria do të jetë mbështetëse pa rezerva, gjithmonë e ndërmjetësuar nga BE. Më tej për të vazhduar rrugën në OKB që e kemi ëndërr të gjithë në BE. Ne ndjekim me vëmendja maksimale  procesin e dialogut. Nxisim njohjet e ndërsjellta Kosovë-Serbi. Marrëveshja e mundshme të jetë në interes të Kosovës dhe rajonit. Qytetarët e Kososvës, arritën pavarësinë që është një gur themeli. Kjo është rruga e vetme për të vendosur stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Të gjitha forcat politike të jenë unizuara, pasi ka shumë çështje që i ndajnë për pushtet por këtu bëhet fjalë për sovranitetin e Kosovës.

Gramoz Ruçi

I të njëjtit mendim ka qënë edhe Veseli, i cili është shprehur se Kosova është e vendosur për të vazhduar rrugën e saj drejt BE dhe se asnjë deklaratë e Vuçiçit nuk e dëmton më shumë se mungesa e unitetit.

Kosova ka shtetin e vet të pavarur dhe Sovran. Kosova promovon të drejtat e komuniteteve më mirë së çdo shtet europian. Jemi duke shkuar me vendoshmëri për të siguruar një vend në karriket e Kombeve të Bashkura. Jemi krenar se ke mi një aleat të përjetshëm si SHBA-të. Ajo që e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit. Vuçiç nuk mund të dëmtojë shtetësinë dhe sovranitetin me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk dëmton më shumë se mungesa e unitetit. Duam anëtarësim në OKB. Ne e kemi propozuar Limaj si negociator që të kemi një koncetrues mes pozitës dhe opozitës. Pretendimet serbe mos i vendosni në realitetin tonë. Shtetësia jonë është e panegociueshme për aq sa ëshhtë edhe territori.

Kadri Veseli

Për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria ka emëruar një delegacion qeveritar për të negociuar me shtetin fqinj dhe në krye të tij është nënkryeministri, Fatmir Limaj. Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti serb, Vuçiç u shpreh se nuk do ta pranojnë Limajn pasi sipas tij, ai ka kryer krime lufte ndaj popullsisë serbe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar