Nehat Kulla në Kushtetuese
Edhe ai kërkon pafajësinë

TIRANE- Nehat Kulla, personazhi i njohur i botës së krimit, në Shqipëri, në vitet ’90 e më pas, kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese. Ai kërkon rrëzimin e dënimit me 20 vite burg, si i akuzuar për vrasjen e Halim Gjuzit, shoferit të ish-ministrit të brendëshëm Halit Shamata në 23 korrik 1998.

I njohuri ndryshe në Tiranë me nofkën “Gjenerali” është shpallur fajtor nga të treja nivelet e drejtësisë, por ai nuk pajtohet dhe kërkon rrëzimin e dënimit dhe rikthimin e dosjes në gjykatën e Kavajës.

Beteja gjyqësore ishte caktuar të niste sot në Gjykatën Kushtetuese, por dy avokatët mbrojtës, Qazim Gjonaj dhe Basir Rusi nëpërmjet një letre kërkuan shtyrjen e seancës për shkak të "gjëndjes shëndetësore".  Avokatët mbrojtës nuk ishin të pranishëm në seancë. 

Historia  arrestimit të Nehat Kullës në 2005 dhe lidhjet e tij me krimin publikohen sot në gazetën Shqiptarja.com  Lexo artikullin e plote

(Lajmi fillimisht u publikua në orën 07: 39 dhe më pas u përditësua në orën 10: 54)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati