Parlamenti grek vendosi t’u heqë imunitetin 13 deputetëve të Demokracisë së re, emrat e të cilëve janë në dosjet e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, në lidhje me hetimin që po kryhet për mashtrim me miliona euro fonde të BE-së.
Sipas mediave të huaja, vendimi në Parlamentin grek u mor me shumicë votash. 288 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 9 munguan. Imuniteti iu hoq deputetëve: ‘Katerina Papakosta, Kostas Ach. Karamanlis, Yannis Kefalogiannis, Notis Mitarakis, Kostas Tsiaras, Kostas Skrekas, Dimitris Vartzopoulos, Maximos Senetakis, Lakis Vassiliadis, Christos Boukoros, Theofilos Leontaridis, Charalambos Athanasiou dhe Tasos Hatzivassiliou.’
Këta persona janë përfshirë në dosjen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian për çështjen OPEKEPE. Nëntë prej tyre u është hequr imuniteti me qëllim që të hetohen për çdo vepër penale kundër interesave të BE-së, ndërsa dy (Katerina Papakosta dhe Kostas Ach. Karamanlis) do të hetohen për ‘një krim më të rëndë’.
Skandali ka të bëjë me mashtrimin e dyshuar me pagesat nga agjencia shtetërore e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, tashmë e shfuqizuar, e cila trajtonte menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian.
Komente










