SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, tentativë vrasje, trafik droge etj, mes të cilëve personazhe të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për operacionin “Revanshi”.

Personat e dërguar për gjykim janë: ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Ervis Martinaj ( i zhdukur prej vitit 2022); Durim Bami, Endrit Dokle, ish efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Jozi Kraja, Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi, alias Elson Kacorri, Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka (lias Marklen Aliu), Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Elton Zalla.

Komunikimet e zbardhura në aplikacionin e dekoduar “SkyECC”, nxorën zbuluar njerëz të botës së krimit që tentuan të eliminojnë njëri-tjetrin, mes të cilëve Ervis Martinaj, Bamët e Niklës, Endrit Dokle, ish-deputeti Arben Ndoka. Të goditur nga drejtësia si shërbëtorë të këtyre grupeve kriminale, janë edhe ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që i informonin për t’i shpëtuar bimët narkotike.

GRUPI I DREJTUAR NGA ARBEN NDOKA

SPAK thotë se gjatë vitit 2020, Arben Ndoka dhe dhëndri i tij Arian Turku, si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, siguruan kushtet dhe mjetet për të vrarë Durim dhe Valter Bamit. Ish-deputeti besonte se ata fshiheshin pas vrasjes së vëllait të tij. Për këto ngjarje, ato bashkëpunuan me Ervis Martinaj, Samuel Ndokën (nipi i ish-deputetit), Jozi Kraja, Aldo Avdylaj dhe Marklen Haka. Për të realizuar vrasjen e Durim Bamit, u përfshi edhe Martinaj, bosi i zhdukur i lojërave të fatit, i cili pavarësisht se angazhoi disa persona nuk ia doli ta eleminojë. Po ashtu, Ndoka dhe Turku, bashkë me Samuel Ndokën, Vinçens Tukun, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, planifikuan më 1 dhjetor 2020 edhe vrasjen e Aleks Ndrekës, i njohur si “Leksi i Druve”, e cila mbeti në tentativë. Më 3 Korrik 2020, sipas SPAK, ndihmuan në hyrjen e paligjshme të Aldo (Elidon) Avdylit nga Mali i Zi.

GRUPI I DURIM BAMIT 

Nga ana tjetër, Durim Bami, drejtues i grupit rival, në bashkëpunim me Endrti Doklen dhe të tjerë, siguroi kushtet gjatë janarit 2021 për të vrarë Arben Ndokën. Ndërsa në shkurt 2021, bashkë me Dokle dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë. 

GRUPI I ERVIS MARTINAJT

SPAK thotë se Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, bashkë me anëtarët e grupit të tij Denis Metën dhe Kristos Tetën, organizoi gjatë vitit 2020 vrasjen e rivalit të tij të përbetuar Leonard Dukës, Elvis Gacës dhe Altin Gegës, si dhe deri në mars 2021 përgatiti vrasjen e Fatmir dhe Armando Hysenit.

GRUPI I TORI XHECUKËS ( financuar nga Ervis Martinaj)

Paralelisht, një grup tjetër i drejtuar nga Tori (Hektor) Xhecuka dhe i financuar nga Ervis Martinaj, me pjesëmarrjen e Florenc Kelmendit dhe Marklen Hakës, u organizua nga qershori 2020 për vrasjen e Durim Bamit, duke tentuar më 4 nëntor 2020 ta ekzekutonin atë dhe djalin e hallës së tij, Ervin Kodrën në zonën e Tapizës, Fushë-Krujë.  Po ashtu sipas SPAK, Tori Xhecuka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë periudhës maj–korrik 2020 siguroi gjithashtu mjete për vrasjen e Hamza Terziut, ndërsa më 18 maj 2020 qëlloi 26 herë me armë zjarri drejt banesës së tij në fshatin Zenisht në Burrel, ku ndodheshin edhe katër familjarë të tjerë.

GRUPI I LEONARD DUKËS

Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, pjesë e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, gjatë qershor–korrik 2020 siguruan kushte për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. 

GRUPI I ELSON REÇIT

Elson Reçi (Kaçorri), bashkë me Fatmir Troplinin dhe Klodian Shahinin, gjatë muajve qershor–shtator 2020 përgatiti vrasjen e Preng Gjinit (Preng Badanance). Më 15 shtator 2020, në urën e Nishërakut, në automjetin e tij me targa AA 903 YG shpërtheu një sasi eksplozivi, duke e plagosur rëndë Gjinin dhe duke lënduar lehtë dy kalimtarë të rastit.

KULTIVIMI DHE TRAFIKU I LËNDËVE NARKOTIKE

SPAK thotë se Durim Bami drejtonte dhe financonte një grup për kultivimin e kanabisit në Nikël e Bubq gjatë periudhës dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish gjatë shtatorit 2020, duke administruar gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar), dhe persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione dhe ndihmonin në shmangien e kontrolleve policore në parcelat me kanabis. 

Në trafikun e kanabisit në zonën e Lezhës, vepronte edhe grupi i drejtuar nga Elson Reçi. Ai kujdesej për funksionimin e aktivitetit dhe kultivonte personalisht kanabisin, ndërsa në ndihmë i vinte edhe polici Klodian Shahini, i cili ishte shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Policinë e Lezhës, i cili i jepte informacione të brendshme dhe ndihmonte në shmangien e kontrolleve policore.

Gjithashtu, sipas SPAK, në zonën e Lezhës dhe Krujës gjatë periudhës maj-shtator 2020, vepronte edhe një grup tjetër i strukturuar kriminal, i drejtuar nga një shtetas ende i paidentifikuar. Të përfshirë rezultuan punonjësit e policisë Klodian Shahini dhe Henerigert Mitri, të cilët kanë favorizuar kultivimin e kanabisit, kanë dhënë informacione të brendshme dhe kanë ndihmuar shmangien e kontrolleve policore. I përfsahirë rezultoi edhe Elton Zalla, në banesën e të cilit më 20 shtator 2020 u gjetën 202 kg kanabis në proces tharjeje, përpunimi dhe paketimi. Mitri ishte drejtues i Policisë Lezhë, i cili komunikonte përmes SkyEcc, si dhe lejonte edhe ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit. 

Sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike, të pandehurit Arian Tuku, Kasandër Noga dhe Edson Jozëik (Edson/Edmir Pjetri) kanë organizuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal për trafikun e kanabisit drejt vendeve të BE-së gjatë qershor–nëntor 2020, në bashkëpunim me Oltion Zefin dhe persona të tjerë të paidentifikuar. Më 3 nëntor 2020, rreth 160 kg kanabis i trafikuar nga Shqipëria u sekuestrua në Malin e Zi.

Të pandehurit dhe akuzat:

1. Arben Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

2. Arian Tuku, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në në formën e organizimit, drejtimit dhe financimit të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, organizimit ose drejtimit të një një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal;

“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

3. Samuel Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/ paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

4. Vinçens Tuku, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/ paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

5. Ervis Martinaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/, paragrafi 1 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/, paragrafi 1 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Leonard Duka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Altin Gega, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gaca, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;  

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

6. Jozi Kraja, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

7. Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 8. Oltion Zefi, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të organizimit dhe financimit të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;

*“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;

*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 9. Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

10. Kasandër Noga, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të organizimit dhe financimit të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimt, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;

*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 11. Elson Reçi, alias Elson Kacorri, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasja për gjakmarrje”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, ndodhur në datën 15.09.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78/a,22 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë organizimi, drejtimi apo financimi të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike;

 12. Të pandehurit Fatmir Troplini, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesmarrjes në një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

 13. Klodian Shahini, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer më shumë se njëherë dhe në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrjes në një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me pjesëmarrjen e tij në grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga shtetasi Elson Reçi;

“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me pjesëmarrjen e tij në grup të strukturuar kriminal, të drejtuar nga shtetasi i paidentifikuar, grup I destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

 14. Henerigert Mitri, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; 

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal;

“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 15. Kristos Teta, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Leonard Duka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

 16. Denis Meta, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Leonard Duka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Altin Gega, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

 17. Marklen Haka (lias Marklen Aliu), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjeësmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasv,e Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

 18. Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

“Vrasje në rrethana të tjera cilësues”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave në dëm të shtetasit, Hamza Terziu dhe familjarëve të tij, e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79 gërma “ ë ” e 22 si të Kodit Penal;

*“Mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

 19. Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

 20. Ardit Gjokrosa, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 21. Durim Bami, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë organizimi, drejtimi apo financimi të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 22. Endrit Dokle, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

23. Altin Morina, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer më shumë se një herë në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve, në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, të parashikuar nga nenit 278/3 i Kodit Penal.

 24. Erlis Duka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 25. Fatmir Hyseni, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

*“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 26. Altin Gega, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

 27. Elton Zalla, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Lajm ne perditesim...