Shkarkohet Rajmonda Balilaj e Fierit, nën hetim nga SPAK për 2 tendera! Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës, largohet Flamur Manaj
Rajmonda Balilaj dhe Vangjel Tavo
Këshilli i ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të dy prefektëve, të qarkut të Fierit dhe të Vlorës.
Flamur Manaj është liruar nga detyra si Prefekt i Qarkut të Vlorës, post të cilin e mbante që prej nëntorit të 2017-ës. Po ashtu Këshilli i Ministrave emëroi në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon. Ky i fundit ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.
Nga detyra është liruar edhe prefektja e qarkut të Fierit Rajmonda Balilaj e pezulluar me vendim të GJKKO pasi po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë Patos.
“V e n d i m për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Fierit; Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosur: Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.”
Abuzimi për të cilin SPAK heton ish kryetaren e bashkisë së Patosit është tenderi me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”. Seanca e datës 13 mars, për verifikimin e masës së sigurisë për pezullimin nga detyra, nuk është zhvilluar në GJKKO pasi Balilaj është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.3%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2523
Lajme të tjera
-
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin Tase: Ishte me shpejtësi, motorët prenë trupin e vajzës
8 Maj, 16:12
-
Vlorë/ Hajduti shkelm dritares hyn në dyqan e vjedh paratë,arrestohet pas dy ditësh! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë
8 Maj, 10:45
-
Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut
8 Maj, 08:18
-
Lushnje, hapet ekspozita ndërkombëtare e akuarelit 2024
7 Maj, 21:39
-
Vdes në Zvërnec një turiste gjermane
7 Maj, 16:54
-
Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi
7 Maj, 15:45
-
Bllokohen 30.000 euro të padeklaruara në portin e Vlorës, u gjetën në kroskotin e Toyotës
6 Maj, 13:06
-
Vlorë/ Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që vijon pas festës së Pashkëve
5 Maj, 13:02
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët katamarani i linjës Sarandë-Korfuz! Report Tv siguron pamjet: I shkrumbuar totalisht nga brenda
5 Maj, 13:00
-
Fier/ 50-vjeçari plagos me thikë 40-vjeçarin tek terminali i autobuzëve në Mbyet
5 Maj, 13:00
-
‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024
5 Maj, 08:44
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Vlorë e Sarandë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit
5 Maj, 08:05
E ve Vangjel Tavon prefekt.I hodhi melcine njeriut te Ilir Metes kryehajdutit,Edhe Rama nje plehra eshte,socialisteve ju thote harrojeni ponesimin ne administrate dhe puneson njerzit e lsi.
Përgjigju