Fitorja kundër Andorrës në shtëpi ishte detyrim dhe Kombëtarja nuk zhgënjeu 17 mijë tifozët në "Arenën Kombëtare" duke fituar 3-0. Më shumë se tri pikët e ekipit vëmendjen e mori edhe konflikti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Tifozave Kuq e Zi.
Këta të fundit për afro 70 minuta nuk i ndalën sulmet kundër kreut të Federatës, Armand Duka, lidhur me mungesën e biletave të dedikuara për sektorin e tyre.
Pas ndeshjes Armand Duka nuk e preku fare këtë temë, teksa foli për fitoren dhe ëndrrën e Kombëtares që kërkon për herë të parë një vend në Botëror.
"Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse! Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte një detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026.
Janë tre pikët e para për skuadrën, që e përgëzoj për paraqitjen e bërë. Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.
Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo. Le të festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim", shkruan Duka.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.8%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mbreti’ i tryezës së festave, gjeli i detit shitet 1000-1200 lekë/kg! Fermerët e Baldushkut: Na konkurron importi
26 Dhjetor, 16:16
-
Lamallari inspektim në kantierin e punimeve të Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve në Mëzez, pritet të përfundojë brenda 2026-ës
26 Dhjetor, 13:24
-
Sylvinho tregon Kombëtaren në Brazil: Kam ekip me cilësi, goglat kanë qenë 'kokëforta' me ne
26 Dhjetor, 13:19
-
Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, Gjykata lë në burg 20 të arrestuarit, zbutet masa e sigurisë për 2 të tjerët
26 Dhjetor, 13:09
-
'Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare', Armand Duka: Tare president i FSHF-së? Përvojën që ka mund ta sjellë këtu
26 Dhjetor, 12:37
-
Në prag të Vitit të Ri, nxënësit e shkollës ‘Gustav Mayer’ kartolinë urimi për festa
26 Dhjetor, 09:13
-
Spahiu: 2025 është viti i kombëtares kuqezi sepse vetëm ata lumturuan shqiptarët
25 Dhjetor, 21:38
-
Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes në qendrën ‘Gonxhe Bojaxhi’, Ristani: Mënyra më e mirë për t’u njohur e për të falënderuar njëri-tjetrin
25 Dhjetor, 14:15
-
Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%
25 Dhjetor, 12:15
-
Tirana pret Krishtlindjen me koncertin “Tinguj & Fjalë” në Sheshin Skënderbej
25 Dhjetor, 11:07
-
Të krishterët festojnë Krishtlindjen! Kryepeshkopi Joan: Dashuri dhe kujdes për më të dobëtit! Imzot Dodaj: Ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi
24 Dhjetor, 23:07
-
Arrestohet inspektori i policisë në Tiranë, aksidentoi për vdekje këmbësorin 65-vjeçar
24 Dhjetor, 22:51