TIRANE - Shpirti i saj nuk gjen paqe që prej 21 janarit, ditë kur i ka humbur vajza 15-vjeçare. Bukurie Tota, banuese në Bregun e Lumit, denoncon në A1 Report humbjen e vajzës 15-vjeçare, Romina. Ajo tregon momentet e ankthit dhe frikës se nuk do ta shohë më.
“Goca më ka ik 15 vjeçe dhe nuk e dimë se ku është. Atë ditë kam qen te vëllai. Kur kam ardhur, e kam ditë se ishte në gjumë...ajo kishte ikur para meje”, -rrëfen Bukuria.
Bukuria nuk e di ende nëse vajza ka ikur vetë apo e kanë marrë, por e vetmja gjë që mund të bëjë, është t’i kërkojë ndihmë policisë.
“I bëj thirrje policisë t’më bjerë gocën në shtëpi. Nuk e di me çfarë e kanë marrë”, -shprehet ajo.
Ajo mban në dorë edhe foton e vajzës, me shpresën që dikush që do ta shikojë, ta identifikojë. Bukuria i lutet policisë dhe Zotit që t’ia gjejnë vajzën, humbja e së cilës ia ka shtuar më shumë hallet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com