Nëna e fëmijës autik vullnetare në zonat e prekura nga tërmeti: Jeta vazhdon, duhet të ngrihemi

Nëna e fëmijës autik vullnetare në zonat e prekura nga tërmeti: Jeta vazhdon, duhet të ngrihemi

Bardha Delia është nëna e 6 fëmijëve, një prej të cilin me spektrin autik në moshën 8 vjeç. Violeta Gjoni është mësuese dhe nëna e 4 fëmijëve, një prej të cilëve me aftësi të veçanta.

Të dy zonjat kanë bërë një gjest të veçantë dhe tejet human, kanë vendosur të lënë familjet e tyre ende në kohë frike për t’u bashkuar me vullnetarët duke shërbyer në kampe dhe hotele ku janë të strehuar dhe marrin shërbim familjet e prekura nga tërmeti.

Zonjat kujtojnë eksperiencat e tyre të ditës së termetit, me fëmijë me aftësi të veçanta dhe reagimet e vështira dhe më pas vendimin për t’iu bashkuar ekipeve për të dhënë kontributin e tyre sociale pranë fëmijëve që kanë ende përjetime shokuese të tërmetit.

Që në momentin e parë që ndodhi mendova po të isha unë në vendin e tyre. E ndjej dhe jam e gatshme që këtë kontribut ta jap unë dhe të gjithë ata që munden të bëjnë diçka të tillë. Jeta vazhdon dhe duhet të ngrihemi të gjithë para çdo sfide. Të jemi më prane njërëzve dhe ky është mesazhi im- tha Bardha Delia.

Ndërsa Violeta Gjoni e kujton kështu natën e 26 Nëntorit. “Vajza ime me aftësi të kufizuara nuk po reagonte dot në ato momente ku po përjetonim lëkundjet e tërmetit. Me vështirësi kam arritur ta përmend dhe ta bëj të reagonte. Pashe në media situatën dhe thirrjen e bërë për vullnetarët. Punuam për raste të veçanta, ndihmuam njerëz që nuk mund të lëvizin, ata që kanë më shumë nevojë për ne. Kemi bërë suportin psikologjik për secilin dhe më lëjoni të them se mjekët kanë bërë gjithçka" u shpreh ajo.

    

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon