Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Age Palit, një nënë e vetme e cila ka tre vajza. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj rreth 2 vjet më parë gjendja ekonomike e familjes së saj është përkeqësuar ndjeshëm. Shtëpia në të cilën jeton me vajzat e mitura është në kushte të vështira.
Gjatë vizitës së Ramës, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vajzat tregojnë se janë nxënëse shumë të mira dhe se ëndërrojnë që të vazhdojnë shkollën e lartë, ndërsa nëna kërkon vetëm një punë me të cilën do të mund të ushqejë vajzat.
Tre vajzat e Ages shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore.
Edi Rama, kryeministër
Rama u ka shpërndarë libra për të lexuar tre vajzave duke u premtuar ndërtimin e një shtëpie të re për ta.
Postimi i Edi Ramës në Facebook: