Nëna i braktisi, babai i dhunonte, por dy vëllezërve u ndodh mrekullia! Bëhen me shtëpi të re

Nëna i braktisi, babai i dhunonte, por dy vëllezërve u ndodh mrekullia! Bëhen me shtëpi të re

Emisioni "Pa Gjurmë" solli mbrëmjen e sotme një histori suksesi. Dy vëllezër që jetonin në kufijtë e mbijetesë tashmë kanë një shtëpi të re. Dy minorenët janë nga fshati Luz i Madh i Rrogozhinës. Pas apelit bërë në ’’Pa Gjurmë’’ për dy fëmijët e familjes Lecini, që jetonin në kufijtë e mbijetesës kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës mori përsipër ngritjen ne këmbë të një shtëpi me kushtet optimale për të jetuar. Haxhi Memolla premtoi live nga studio e 'Pa Gjurmë' se do të ishte ai që do të kujdesej personalisht për këtë rast. Ndërkohë që ende pa mbushur 24 orë në fshatin ku jetojnë dy djemtë e familjes Lecini mbërritën ndihmat me ushqime.

Sikundër u premtua live nga studio e ’’Pa gjurmë’’, Bashkia Rrogozhinë e njohur mirë edhe me problematikën e thellë të dy vëllezërve, të mbetur vetëm solli materialet e para për nisjen e ndërtimit të një banese të re, të sigurt që Florenci dhe Frederiku të mos kishin më frikën e shembjes. Në rrugicën e ngushtë që të shpie në banesën e rrënuar të familjes Lecini, punimet u ndoqën nga afër edhe nga stafi i ’’Pa Gjurmë’’, për të shkuar deri në fund të një premtimi që duhej mbajtur. Cdo ditë punohej me intensitet që shtëpia të bëhej e banueshme, pa mbërritur ende shirat dhe pa ardhur ende i ftohti.

Në pak ditë shtëpia ndryshoi plotësisht. Punimet zgjatën në më pak se një muaj, në kohë rekord, duke ngjallur shpresat e humbura Florenci dhe Frederiku, të cilët thuajse e kishin harruar tashmë kasollen e dikurshme. Një realitet tjetër tashmë që do t’i ndryshonte ditët e zymta dhe trishtimin pafund. Sot, një muaj më pas kjo ëndërr duket një tjetër realitet për këta djem, që jetojnë në këtë fshat të vogël në Luz të Madh të Rrogozhinës, që tashmë kanë shtëpinë e re.

Ndërkohë në emisionin "Pa Gjurmë" dy fëmijët kanë falenderuar drejtuesen e emisionit. "Ka dy ditë që jemi në shtëpinë e re. Njerëzit e babait nuk kanë ardhur, tonët po. Nuk e di nëse dua ta takoj babain. As nënën nuk e kemi të mundur ta takojmë" thanë ata.  Kryebashkiaku i Rrogozhinës u shpreh se "Ka qenë edhe Arben Ahmetaj që na ka ndihmuar. Sponsor ka qenë edhe një firmë. Do mblidhet këshilli Bashkiak dhe do të kenë një pagesë mujore për ushqime".

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja tha se fëmijët e kanë tashmë një banesë por nuk ka kush ti drejtojë, as baba as nënë. "Duhet dikush që ti ndihmojë. Di që djali i madh ka refuzuar të shkojë te babai për të takuar. E mirëkuptojë se është 16 vjeç. Kur kam shkuar në shtëpinë të gjithë fqinjët na e tregonin. Tek nëna dhe babai, janë prindërit biologjik. Ndoshta do të bashkohet kjo familje. Kjo do të ishte më e mira edhe duke u tërhequr disa hapa mbrapa" tha ai.

Si ishte dhe si u bë shtëpia

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)