Nëna ndërroi jetë pas lindjes, babai e dha për birësim! U rrit nga çifti italian, 30 vite pas vëllai në kërkim të motrës: Mos më lëndo, jam vëllai yt (VIDEO)

Gjithcka ndodhi në pediatrinë e Vlorës, ku foshnja qëndroi e shtruar për shkak të problemeve me shëndetin. Në kërkim të Benedetës janë vëlla e motër, nga babai, të cilët në një lidhje me viber, i dërgojnë një mesazh nga Italia.

Vajzën e çuam në pedriatrinë e Vlorës, sepse ishte e sëmurë me verdhëz. Në atë kohë shkoi çifti italian, nuk e di sesi e morën vajzën nga spitali, por e mbajtën në hotel për 5 ditë. Nuk e di sesi i bënë letrat. E morën dhe shkuan në Itali. Kur shkuam ta merrnim nga spitali i Vlorës, nuk na e dhanë. Babai ka firmosur një dokument kur çifti italian erdhi tek shtëpia. Babai donte ta sillte vajzën në jetimoren e tiranës, pasi nuk kishim kushte për ta rritur. Pas 10 ditësh ka shkuar çifti italian për ta marrë. Ata kishin ardhur nga italia për të birësuar një fëmijë. Motra ka kaluar automatikisht në shtëpinë e foshnjes Vlorë. Qendra Distrofike i dha adresën e babait. Çifti italian ka ardhur dy herë në banesën tonë. Babai i tha: unë ta jap vajzën me një kusht: që ajo të ketë komunikim me mua dhe vëllezërit. Unë kam shkuar te avokati gjatë kësaj kohe. I shkruajti çiftit italian dhe ata erdhën në Shqipëri për drekë te shtëpia jonë vetëm, pa vajzën. Ata thanë se kur të rritet vajzës do t’i tregojmë të vërtetën, por nuk e mbajtën fjalën. Birësimi ishte bërë sipas procedurave.  Vajza ka qenë e regjistruar në trungun familjar. Çifti na dërgoi  një letër me 5 janar të vitit 1992, ku shkruhej: “Vajza, ka bërë progres. Kemi bërë disa shpenzime nëpër spitale për të. Do mbajmë kontakt përherë bashkë”. Në vitin 1998 emigrova në Itali.

Pas shumë përpjekjeve, vëllai arriti të lokalizojë vendndodhjen e Beneddettës, por pa mundur të lidhet me të. Me lot në sy vëllai i drejtohet në italisht, motrës që u rrit larg tyre.  

Di që motra jeton në Pisa. Unë shkova atje, por nuk e gjeta banesën e saj. E pamundur të lidhem me prindërit birësues. Në qoftë se ka dëshirë të na takoje, i ka dyert e hapura. Beneddeta ti voglio bene. Ti voglio conoscere. Babi ka lënë këtë amanet: "më gjeni gocën para se të mbyll sytë", përlotet Ismeti.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani