'Duan t'më vrasin djalin, ka ngelur të kapim lopatat', pas denoncimit të nënë e bir xhaxhai ndërhyn LIVE: Pse i merr në emision

TIRANE- Një rast i vazhdueshëm dhune është denoncuar LIVE ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Mimoza Troka dhe djali i saj janë shprehur se rrihen vazhdimisht nga kryefamiljari dhe vëllezërit e tij për shkak të një konflikti të nisur për shkak të pronës.  Ajo tregoi edhe konfliktet e vazhdueshme me vjehrrën duke deklaruar se skenari i saj ishte që djalin e saj ta dërgonte në spitalin psikiatrik në Vlorë, ndërsa fëmijët t’i dërgonte në jetimore në mënyrë që ta largonte atë nga shtëpia.

Report Tv ka arritur të lidhet me anë të telefonit me një prej personave të cilët akuzohen si dhunues të nënë e bir, përkatësisht xhaxha dhe kunat me ata të dy. I revoltuar Troka ka mohuar deklaratat e Mimozës dhe djalit të saj ndërsa ka hedhur akuza edhe ndaj moderatores së programit Odeta Dume që ka marrë parasysh denoncimet e dy persona të cilët ai i quan të paaftë mendërisht.

Në një lidhje të dytë telefonike ai ka justifikuar faktin se shfrytëzon pa leje tokën e të vëllait, duke deklaruar se mban me bukë familjen e tij dhe në këmbim duhet të marrë diçka, por u tërhoq nga deklarata e bërë në telefonatën e parë se toka i takon atij.

"Odeta ti mban përgjegjësi për këto që thua. Bën emision për të marrë para ti aty. Ti thua gënjeshtra aty. Ti merr paratë aty dhe asgjë tjetër. Ti dhe kushdo qoftë aty prej jush. Kush të ka thënë ty Odeta që kam ushtruar dhunë. Bën një emision aty për të marrë lekët. Ti bën emisionin tënd për gjysmë ore, jeni mësuar të bëni emisione të tilla. Nuk keni turp juve. Merrni njerëz aty me probleme mendore. Odeta ke qenë e mirë por e ka prishur fare. Sqaroje kush janë ata që merr pastaj emisionin. Merr paratë ti aty.

Unë i siguroj familjes bukën dhe miellit. Kemi rënë dakord që ta punoj unë tokë. Unë i kam thënë hajde ta punojmë tokën. Ta marrë tokën kush e ka penguar. Mua dje më morën në telefon. Policia u sqarua me mua se me kë do sqaroheshin", u shpreh Shkëlqim Troka gjatë lidhjes telefonike.

Mimoza Troka është shprehur se do të ndahet nga bashkëshorti për shkak se ai e ka dhunuar vazhdimisht ndërsa ka rrëfyer 5 vite më parë vëllezërit e tij Kujtim dhe Shkëlqim Troka e kanë qëlluar me sende të forta në kokë.

"Ai më rreh fëmijët, më rreh mua, tokën ma marrin. Kemi lidhur pensionin me shtetin, ai shkon i harxhon pi raki. Këtë e mëson vjehrra ime. Unë nuk jam budallaçkë, jam e saktë. Unë s'do ikja nga fëmijët. Unë me burrin nuk do i shkoj nga mbrapa. Vjehrra më thotë fjalë të këqija. Djalin do të ta vrasë i ati, do që ta mbysë, nuk e lë në shtëpi. Ka probleme me shëndetin mendor. Kam që vjet që kam ikur nga shtëpia. Unë rroj tani në shtëpi. Më ka qëlluar kunati, ka çarë kokën. Më kanë dhunuar Kujtim dhe Shkëlqim Troka para 4-5 vitesh. Erdhën për të vrarë kunatin burrit për shkak se duan të na marrinë shtëpinë. Ka ngelur të marr lopatën", u shpreh Mimoza Troka.

Ndërsa djali i saj ka deklaruar se ka frikë të qëndrojë në shtëpi ndërsa ka akuzuar xhaxhain se i ka marrë tokën padrejtësisht.

"Ajo shtëpi është e babait tim. Ata duan të na e marrin. Ai sa të shkoj në shtëpi kam frikë. Unë e dua jetën, kam jetën time. Ne nuk e kemi ndarë pasurinë nga xhaxhai. Që nga '91 ai ka marrë lekët dhe thotë toka është me qira. Tani ta bëj unë burgun apo ta bëjë ai", u shpreh djali i Mimozës.

Çifti jeton prej 14 vitesh në të njëjtën banesë, ndonëse të ndarë nga njëri tjetri dhe janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzash.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1