Nënë Liza në '5 pyetjet': Kërkova ilaçet e rrobat e vdekjes, policia s'më la dhe shembi shtëpinë! Shteti s'përgjigjet, prej 12 ditësh jetoj në qiell të hapur

Liza Marku, e njohur si nënë Liza e cila preku zemrat e të gjithëve pasi banesa e saj u shkatërrua në lagjen '5 maji' në Tiranë, ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Nënë Liza rrëfeu se më 19 janar, ditë kur banesa e saj u shemb në kuadër të procesit të rindërtimit, i kërkoi policisë që të kthehej në shtëpi për të marrë ilaçet dhe rrobat e vdekjes, por ata nuk e lejuan. Liza Marku tha se fjalët i merr era, ndërsa kërkojnë nga shteti kontrata të rregullta dhe shtëpitë aty ku i kishin metër për meter.

“Më more shtëpinë, më jep shtëpinë. Shteti nuk është për sevap, të bëjë kontratat e rregullta. 4 muaj në protestë, kemi bërë thirrje për kontratat me firmë dhe vulë, me noter, avokat, ndërtues firmë. Po si të firmos jetën e fëmijëve të mi për t’ja dhënë shtetit. Vetëm se nuk kanë kapur armët. Djalin e madh dhe të voglin e kanë futur në furgon policia. I thashë të marr ilaçet dhe rrobat e vdekjes kur erdhën pak ditë më parë. Qe besa, qe shkresa. Duam shtëpitë metër për metër. Të firmosi ai kontratën. Jo të prishin shtëpinë time e pastaj për tërmetin, rrena. S’ka shtet që më gënjen se po i bëjnë për tërmetin, po i bëjnë për vete.”-tha ajo.

Teksa ju shfaq një pamje virale ku ajo përplaset me policinë gjatë protestës së 19 janarit, Liza Marku tha se e gjitha është poshtërsi ndaj një nëne, ndërsa theksoi se askush nuk shkon për të negociuar me ta.

“As merr shtëpi, as rroba, asgjë, poshtërsi ndaj një nëne. Babai im thoshte, je i mirë nëse shkon mirë me njerëzit e tu. Nuk firmos pa më sjellë kontratën e rregullt me tri kopje. Nuk gënjehemi ne. Që kur ka ardh na ka thënë s’keni parë gjë, vërtetë s’paskemi parë gjë akoma. Prish timen për të bërë të vetën. Të vijnë të ulen me popullin. Asnjë s’ka ardhur. Askush. Çojnë letra që të lirojmë sheshin me disa shtëpi. Ne jemi shqiptarë, nuk jemi të ardhur as nga Serbia, as Turqia, askund tjetër. Serbin e bënke vëlla, turkun e bën vëlla, neve na bën armiq. Nuk e kam ditur se plas lufta në shtëpinë time me shtetin. Edhe kriminela të kisha në shtëpi nuk do ishte bërë kështu”-tha nënë Liza.

Ajo tregon se prej datës 19 janar jeton në një dhomë të shtëpisë që ja kanë prishur, por jo plotësisht.

“Kam vendosur plastmas nga njëra anë. Dy mure janë, përpara dhe anash e kanë shembur. Të nxjerrësh armik sot në tokë shqiptare. Kam 6 fëmijë, tre vajza dhe tre djem. Jetoja me fëmijët, shkojnë e vijnë në Greqi. Shtëpia iku. I bëmë thirrje bashkisë, ishim në Komisionin e Ligjeve, lamë disa letra.”-tha nënë Liza.

Nënë Liza nuk e kishte menduar kurrë se do të bënte ‘luftë’ me shtetin, ndërsa thekson se nuk do të largohen nga aty derisa të gjejnë zgjidhje.

“Se bëj luftë me shtetit nuk e dija. E kam ditë që vdes dhe qahem në shtëpinë time, jo se vdes në rrugë të madhe dhe nuk di ku do qahem. jetoj në qiell të hapur.”-tha ajo.

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, edhe sot, banorët e '5Majit' u mblodhën në protestë. Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, duke kulmuar me bllokimin e kryqëzimit pranë tregut të Medresesë, për 1 orë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per martinin: 01/02/2022 14:17

    Cdonjeri ka te drejte,sipas mundesive te jetoje me dinjitet ne tirane.Por jo duke grabitur pronat e te tjereve,qofshin edhe shteterore.Sikur ti mbushet mendja nje ish pronari qe Nonaliza jote i ka zene pronen,te shkoje ne fshatin e nonalizes dhe ti zere pronat,cdo te ndodhe?Do te kerciste pushka "eshte toke e te pareva dhe mbrohet me gjak"-do thoshte Nonaliza jote.Te gjithe Nonalizat te shkojne e te bejne kontratat atje ku behen,jo duke xanun rruget .Nese jo,jane te lire te shkojne nga kane ardhe te tokat e te pareve

    Përgjigju
  • Vin: 01/02/2022 13:40

    Kur i zute tokat nuk pyetet njeri that tok e xanun tani mos u ankoni kto teper i keni che ça ju kan ofruar

    Përgjigju
  • Shoku Tironsit: 01/02/2022 00:24

    O Lize me tpyt se qeke në moshë kshu: kur zune tokën aty ça menove?Firmose gjo?Me kë firmose??U msut keq ju o njerëz që nuk meritoni ASGJO!!!FAREEE. VETËM LEKT E TULLAVE por ene ato për sevap mos me ju qit pa gjo. ATË tokën tate Liz që ke në venin tat të origjinës a të ikim ta zaptojm ne?? Stë vje keq besoj??Rrini aty merni ça ju ka dhon shteti e mos u merni me partit politike as ti e asNipat e tuj.

    Përgjigju
    • Martini: 01/02/2022 07:46

      O Shoku Si ta merr mendja ty se Tirana vetem per ty Qe mund te jesh nga aty? Si Shqiptar or Shqiptare cdo njeri ka te drejt te jetoje ne cdo pjese e shqiperise Qe ju pelqen. Ne tr para 25 viteve nuk ka pagu askush per truall, fmij eshte I shtetit jo I publikut. Po njerz Si puna jote nuk e lejojn vendin te ece perpara me mentalitet.

  • Agjenti: 31/01/2022 23:40

    Hajde o nene se ste nxjerr njeri pa njoftim po he se sjemi aq barbare.

    Përgjigju
  • Tironci: 31/01/2022 23:04

    12 here do kishe vdedur!per 12 dite qe fle ne qiell te hapur oj loke!me me mire merr rrobat dhe shko aty ku rritur shtatin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale