Nënë ‘surrogate’, propozimet për ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e ri Penal

Nënë ‘surrogate’, propozimet për ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e ri Penal

Foto ilustruese

Në ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh, por që janë ende në fazën e propozimeve dhe konsultimeve, përfshihet mes të tjerash edhe surrogacia pra “Porosia për të lindur fëmijë”.

Sipas ndryshimeve që propozohen, do të mundësohet që kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjerë, një grua që jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.

Ndërkohë përfshirja me qëllim përfitimi e një ndërmjetësi midis një personi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t’ua dorëzojë pas lindjes atyre, kur nëna e porositur dihet që përdoret rëndom të plotësojë porosi të tilla vetëm për këtë qëllim, duke vendosur në rrezik jetën dhe shëndetin e saj apo të fëmijës, dënohen me gjobë ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

'Neni:

Porosia për të lindur fëmijë

1. Për qëllime të këtij neni “Porosia për të lindur fëmijë (Surrogacia)” është një marrëdhënie në marrëveshje, pavarësisht formës së saj, ku një femër/grua madhore (nëna surrogate) kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.
2. Përfshirja me qëllim përfitimi e një ndërmjetësi midis një personi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t’ua dorëzojë pas lindjes atyre, kur nëna e porositur dihet që përdoret rëndom të plotësojë porosi të tilla vetëm për këtë qëllim, duke vendosur në rrezik jetën dhe shëndetin e saj apo të fëmijës, kur inseminimi apo edhe lindja bëhen jashtë mjediseve të përshtatshme/ palicensuara për kryerjen e procedurave të tilla apo për lindjen e fëmijëve, dënohen me gjobë ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
3. Nëse vepra sipas parashikimit të paragrafit dy të këtij neni, kryhet nga një person që ushtron një profesion shëndetësor, dënim shtohet deri në një të tretën e tij.’- thuhet në propozimet për ndryshimet në Kodin Penal.

Ndryshimet në Kodin Penal prej muajsh janë duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh. Këto janë ende në fazën e propozimeve dhe konsultimeve.

Grupi i punës për ndryshimet në Kodin Penal përfshin përveç ministrisë së Drejtësisë edhe përfaqësues të shkollës së magjistraturës dhe ekspertë të fushës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?