Partia e Lirisë kundër pr/ligjit që lejon surrogacinë, Meta: S’do lejojmë të kthehemi në fermë uterusi të mafies

Presidenti i PL Ilir Meta e konsideroi një skandal projektligjin e ri për shendëtin seksual dhe riprodhimin, që parashikon t’i hapet rrugë surrogacisë, ose nënave me qera.

Duke mbështetur shqetësimin e komuniteteve fertare, Meta i garantoi se nuk do të lejohet që Shqipëria të kthehej në një fermë uterusi për interest e mafies.   

"I bëj të qartë dhe të gjithë udhëheqësve të besimit fetar, të jenë të qetë. Për ne tentativa për të shndërruar këtë vend në një fermë laboratorike të internacionales së surrogative do të marrë përgjigjen e merituar. Agresioni i 7 prillit nuk është asgjë fare përpara këtij agresioni të mafias ndërkombëtare ndaj popullit e kombit tonë që synon shpërbërjen tonë. Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë do të cuditen vetë kudo ku janë e planifikojnë cmendurira për përgjigjen që do të japë populli I lirisë’ tha Meta sot.

Pr/ligji që Ministria e Shwndetësisë e ka nxjerrë për konsultim publik prej 19 prillit ka ngjallur shumë debate në shoqëri. Ministria e Shëndetësisë thotë se projektligji “ Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, ka për qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në vend.

Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, Ministria e Shëndetësisë synon të rregullojë më ligj shtatzëninë surrogate, riprodhimin in Vitro dhe abortin

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja