TIRANE - Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë gjithashtu kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama për ta konsideruar vepër penale shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë dhe për ta dënuar atë nga gjobë deri në te vite burg. Basha thotë se me këtë nen kryeministri kërkon të burgosë gazetarët që nxjerrin në dritë skandalet e qeverisë.

"Burracaku Rama kërcënon me burg mediat dhe gazetarët që nuk arrin t’i shantazhojë apo bleje e që kanë kurajon të nxjerrin në dritë skandalet, korrupsionin, vjedhjen, ortakërinë e tij me krimin. E di dhe vete ky kokosh poturembushur se nuk ka asnjë shans të trembë askënd. Era e hajduterisë së tij dhe bandës së tij po qelb Shqipërinë. Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllë gojën as opozitës, as medias së lirë as qytetarëve. Ai dhe banda e tij do të japin llogari", - shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)