Nënkryetari i PD: Zgjedhje moniste, kemi bërë thirrje për të mos rënë pre e provokimeve (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka ndjekur procesin zgjedhor në Librazhd, Prrenjas dhe disa qytete të tjera të qarkut të Elbasanit. Në një intervistë dhënë për Report Tv, gazetarit Aldo Kozarja nga PD dega Elbasan, Spaho foli për një proces zgjedhor monist.  Ai tha se njerëzit janë detyruar të dalin në votime duke u kërcënuar se do të hiqen nga puna ose do t'u hiqet kempi. Sipas Spahos, procesi është i qetë pasi u është lënë porosi përkrahësve që të mos bien pre e provokimeve, pasi sipas tij, dhuna është vetëm në interes të kryeministrit Rama.

"Është për të ardhur keq që pas 30 vjetësh demokraci mu kujtuan skenat nga mesi i viteve '70, kur kam votuar në diktaturë. Dhe votimet që po bëhen sot janë një farsë e vërtetë të organizuara nga një parti, që kujdeset t'i çojë në rresht votuesit për të votuar. Ajo administron procesin zgjedhor, madje nga faktet që janë publikuar deri tani ka filluar ti numërojë kutitë megjithëse procesi i votimit nuk ka përfunduar. Kam konstatuar që administratës publike, nëse nuk voton, të hënën nuk do të jenë në punë. Ata që marrin ndihmë ekonomike i është thënë që do ju hiqet ndihma, KEMPI, e kështu me radhë. Ka një alarm në strukturat e OS-së dhe po i cojnë njerëzit të votojnë nga 2-3 herë. Qytetarët kanë reaguar, dhe refuzimi ka qenë masiv. Aktualisht në qarkun e Elbasanit nuk kanë votuar më shumë se 8 % e zgjedhësve. Ka përpjekje masive të drejtuesve të PS, të ndërmarrjeve shtetërore për të çuar punonjësit të votojnë me çfarëdolloj çmimi kundrejt kërcënimeve. Unë nuk them që zgjedhjet nuk janë të qeta pasi nuk ka incidente, dhe arsyeja është se ne kemi porositur të gjithë përkahësit tanë që të mos bien pre e provokimeve të mos ketë incidente pasi kjo është në interesin e Rilindjes dhe Edi Ramës. Nga ana tjetër dukuritë e presionit ndaj votuesve që nuk janë bërë vetëm sot, edhe dokumentimi i tyre janë bërë publike në media. Kjo tregon që numri i votuesve në raport me ata që janë të regjistruar është mjaft i ulët", tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Reagon OPOZITA/ PD: KQZ po manipulon numrin e pjesëmarresve. Kryemadhi: 85% refuzuan votimet, bye-bye Edi!


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë