Drejtorja e Doganave, Spiropali dhe homologu kosovar, Rafuna, gjate testimit të I të Tranzitit të përbashkët
TIRANE 19 Qershor/ATSH/- Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali dhe homologu i saj kosovar, Lulzim Rafuna nënshkrun të enjten në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit për lehtësimin, harmonizimin dhe thjeshtimin e procedurave të tranzititit të përbashkët mes dy doganave.
Task-forcat e ngritura respektivisht në të dy vendet synojnë që të reduktojnë procedurat e tepërta doganore mes dy administratave dhe të lehtësojë zhvillimin e bizneseve. "Dogana e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë bërë të mundur realizimin në kohë rekord të tranzitit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ky sistem është testuar tashmë dhe ka rezultuar i suksesshëm. Kjo risi në fushën e shkëmbimeve tregtare me Kosovën shpejton lëvizjen e mallrave, shkurton kohën e qëndrimit të mallrave në dogana në kufi, redukton kostot pë biznesin dhe në pikpamjen doganore e kthen kufirin Shqipëri-Kosovë në kufi virtual", deklaroi Spiropali
"Është një hap më tej që na ofron me Bashkimin Europian dhe një standard që e kemi patur obligim ta plotësojmë para se të jemi anëtarë të BE-së", tha Rafuna.
Edhe pse shpeshherë është hedhur ideja e një tregu të përbashkët midis dy vendeve dhe eleminimit të barrierave tregtare, "konfliktet" kanë qënë tepër prezente midis dy vendeve. Kryesisht këto problematika janë shënuar në sistemin doganor, për produkte si çimento, patate apo miell, por dhe atë të kontrollit të cilësisë së ushqimeve, ku ndër më të spikaturit ishte ai një viti më parë për qumështin./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com