Nënshkruhet marrëveshja, Rama: Manchester City me qendër në Durrës, do i shërbejë edhe talenteve nga rajoni
Firmosja e marrëveshjes me Manchester City
Manchester City do ketë Akademinë dhe Shkollën e futbollit në Durrës. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është firmosur marrëveshja me "City Football Group", me Shqipërinë që do ketë një Akademi të mirëfilltë futbolli, të një prej klubeve që kanë rritje të madhe në vitet e fundit.
Report TV njoftoi paraditen e sotme marrëveshjen me City-n. Falë edhe ndihmës së pronarëve nga Arabia Saudite që zotërojnë këtë kompani, tanimë Shqipëria i bashkohet shumë vendeve ku Manchester City ka një Shkollë futbolli. Veç talenteve nga Shqipëria, edhe yjet e rinj të futbollit nga rajoni do kenë mundësinë të jenë pjesë e kampuseve stërvitore.
" YEESSSS… AKADEMIA E KLUBIT TË MANCHESTER CITY DHE SHKOLLA E TIJ FUTBOLLIT PËR FËMIJËT DO TË KENË NË DURRËS KAMPUSIN E TYRE PËR RAJONIN
Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën", shkruan Rama në kanalet e komunikimit.
Në firmosjen e marrëveshjes në Britaninë e Madhe, të pranishëm kanë qenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Në tryezën e firmës duket edhe biznesmeni i njohur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar.
Dy ditë më parë, nga qyteti i Durrësit Rama bëri me dije se Akademia e një prej klubeve prestigjoze evropiane do jetë pjesë e sportit në Durrës, kjo për të rinjtë e talentuar në sportin e futbollit. Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
Pjesë e "City Group" janë skuadra si Manchester City, New York City, Melbourne City, Yokohama F. Marino, Montevideo City Torque, Girona FC, Sichuan Jiuniu, Mumbai City FC etj.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Man. City dhe Guardiola pesë humbje radhazi, pësojnë 'poker' nga Spurs! Chelsea dhe Arsenal marrin tri pikë dhe kërcënojnë kreun e Premier League
23 Nëntor, 16:42
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Pep Guardiola rinovon me Manchester Cityn
21 Nëntor, 14:44
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
Edhe planetin mars sikur ta sjellish ne Shqiperi,shqipetaret te moren vesh se kush je z.drejtues i vendit! Ti erdhe me zhurme te madhe per ndryshim dhe verte te besuam,por dole si ajo flaka e kashtes qe mbaron pune shpejt! Ty jo vetem nuk te besojme me por mezi po presim qe te shporresh,fatkeqsi eshte qe nuk po del nje alternative e re dhe kjo ju mban sa njeri-tjetrin juve ne pushtet.Jepini sa te mundeni se kur te zgjohet sovrani(ndoshta dhe von) sdo ket bunker qe ju merr persiper te ju mbroje!!
PërgjigjuAnglia po na dërgon kriminelët e tyre për të bërë atentate nëpër Shqipëri dhe t'i e kyçe gojën, kurse ata nuk pushojnë së shkruari për shqiptarët si kriminelë. Kur vijnë si turistë pa viza fillo e Deportoi në Afrikë të Jugut o Edi Rama.
PërgjigjuSa te shpifur jane, se shef ate legenin arab qe mori toke ne dr , per fushate po i kthen reston, cfar e lidh ate me manc city ?? Pervec faktit qe jane arab te gjithe ? Shqiperia po zbrazet keto tallin b*****
PërgjigjuDon Lazen e ke lene pushim sot? A0o nuk i takon thua si padrino i Durresit, investitor strategjik i larjes se parave ne megaaferen e Portit dhe pronar i sporteve ne Durres?? Ah po, zotrote per publike ke karikatura si Dako apo Sako ndersa per pune... gedhihesh e ngrysesh ke Iliria!!!
Përgjigju