Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit me Italinë 2014-2016
TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH/.- Shqipëria dhe Italia nënshkruan të enjten Protokollin e ri të Bashkëpunimit për Zhvillim për periudhën 2014-2016, i cili përfaqëson një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Nënshkrimi i këtij dokumenti dëshmon edhe njëherë angazhimin e Qeverisë Italiane për të mbështetur Shqipërinë në procesin e zhvillimit dhe integrimit në BE. […]
TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH/.- Shqipëria dhe Italia nënshkruan të enjten Protokollin e ri të Bashkëpunimit për Zhvillim për periudhën 2014-2016, i cili përfaqëson një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Nënshkrimi i këtij dokumenti dëshmon edhe njëherë angazhimin e Qeverisë Italiane për të mbështetur Shqipërinë në procesin e zhvillimit dhe integrimit në BE.
Kooperacioni Italian për Zhvillim është aktiv në Shqipëri që nga viti 1991, me një mbështetje që e kalon vlerën e 700 milionë euro. Në periudhën 2000-2014 Italia ka përfaqësuar donatorin dypalësh më të rëndësishëm në vend.
Për zbatimin e këtij Protokollli, pala italiane vë në dispozicion një shumë të përgjithshme prej 81.7 milionë euro, nga të cilat 56.7 milionë euro kredi e butë, 20 milionë euro konvertim borxhi dhe 5 milionë euro grant.
Prioritetet strategjike që do të mbështeten në periudhën e ardhshme trevjeçare janë, rritja e qëndrueshme nëpërmjet nxitjes së konkurrueshmërisë dhe përdorimit efiçent të burimeve.
Nën këtë shtyllë financohen programet e zhvillimit ekonomik, me fokus nxitjen e investimeve të huaja, me 22.4 milionë euro; bujqësia dhe zhvillimi rural, i financuar me 5 milionë euro; sektori energjetik mbështetet me 16.2 milionë euro; sektori i ujësjellës-kanalizimeve me 10.5 milionë euro, etj.
Në fushën e investimit tek njerëzit dhe kohezioni social parashikohet të financohet faza e dytë e Programit të Konvertimit të Borxhit për sektorët socialë, me një fond prej 20 milionë euro dhe sektori i arsimit dhe formimit profesional, me 5 milionë euro.
Në drejtimin e qeverisjes së mirë, demokratizimit e shtetit ligjor, mbështetet reforma territoriale-administrative me 0.8 milionë euro.
/a.s//a.ke/
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.5%
-
Trump
48.1%
-
S'kam mendim
3.5%
Vota total: 8903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme
5 Nëntor, 16:55
-
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
5 Nëntor, 16:48
-
Mbyllja e tunelit të Llogarasë, një kamion bllokon aksin e vjetër! Automjetet qëndrojnë në radhë, pritet ndërhyrja e policisë
5 Nëntor, 16:39
-
Begaj dekreton ambasadoren e Kroacisë (EMRI)
5 Nëntor, 16:38
-
Përmbytjet në Spanjë/ 222 të vdekur, 4 mijë banesa nën ujë
5 Nëntor, 16:22
-
Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën
5 Nëntor, 16:20
-
Vlorë/ Përmbytjet nuk kursyen monumentin e kulturës! Xhamia e Plumbit mbyllet për besimtarët, do t’i nënshtrohet restaurimit
5 Nëntor, 16:17
-
Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion
5 Nëntor, 16:17
-
Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet! Pjesa e ‘luanit’ për policinë, por nuk ka rritje pagash! Ministri: Rrisim investimet
5 Nëntor, 16:16
-
JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump
5 Nëntor, 16:12
-
'Qëndroni në radhë', Donald Trump thirrje votuesve republikanë: Demokratët radikalë komunistë duan që ju të shkoni në shtëpi! Sot, dita më e rëndësishme
5 Nëntor, 16:03
-
Barack Obama apel qytetarëve amerikanë për të mbështetur Harris: Një grusht votash mund të jenë vendimtare
5 Nëntor, 16:02