‘Nepotizmi në teatër dhe zaptimi nga ‘të vjetrit', Fondi i Teatrit për të Rinj ndez debate, Margariti-aktorit: Më sill të dhënat! Regjisori Basha për pagesat e të rinjve: Marrëveshja që po firmosim përfshin punë vullnetare

Në ballinë të Universitetit të Arteve, ministrja e Kulturës Elva Margariti prezantoi përpara studentëve dhe pedagogëve Fondin e Teatrit për të rinj.

“Aktualisht Ministria e Kulturës, ka një fond të gjerë për mbështetjen e projekteve artistike, që vjen edhe si rrjedhojë e rishikimit të Fondit total që ne kemi pasur për krijimtarinë”, shprehet ministrja e Kulturës, Margariti.

Aplikimet janë të hapura prej 30 marsit, por ministrja heziton të flasë për vlerë monetare të këtij fondi. Nuk është përcaktuar as një numër aplikantësh, e aq më pak fondi minimal apo më i lartë për secilin prej tyre. Çdo kriter, sipas saj, është në varësi të kërkesës që do të shtrojnë artistët dhe konkretizimit të kontratave.

“Biem gjithmonë në grackën e shifrave, këtu nuk duam ta kthejmë në një çështje monetare, por më tepër në një çështje të mbështetjes së krijimtarisë artistike”.

Në ftesën për aplikim përmenden vetëm regjisorët deri në moshën 35 vjeç, por thirrja siç shpjegohet më tej përfshin edhe aktorë, dramaturgë e artistë të tjerë të rinj të angazhuar në gjininë teatrale.

“Eksperimentali” do të administrojë Fondin, dhe komisioni përzgjedhës do të jetë po bordi artistik i këtij teatri... Por disa prej të rinjve janë skeptikë ndaj qasjes se këtij Teatri në raport me të rinjtë. Aktori Mariol Aliko, i pranishëm në auditor, flet për nepotizëm brenda teatrove të vendosur në Arturbinë, ku sipas tij familjarët e angazhuara kanë zaptuar 30 përqind të teatrit. Ndryshe nga sa u premtua për krijimin e më shumë alternativave për të rinjtë, ai thotë se sot teatrot kanë po të njëjtat fytyra që kemi parë prej vitesh.

“Më pëlqen shumë kur flitet me statistika, se do të thotë që ka një bazë të shëndoshë numrash dhe do të të ftoja të mi jepje këto të dhëna për të dalë në këtë vlerën e 30 përqindëshit”

Por, jo vetëm mungesa e angazhimit, por edhe pagesa minimale e studentëve që kanë luajtur si aktorë në këto skena, ndodh që nuk përmbush as minimumin jetik të përmendur nga ministrja e Financës.

“Në çdo projekt të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, personat e përfshirë janë të paguar. Në rastin e marrëveshjes që do të firmoset sot mes Teatrit Eksperimental dhe Universitetit të Arteve, një nga aspektet e kësaj kontrate është pjesëmarrja e studentëve të masterit si asistentë regjisorë të Teatrit Kombëtar Eksperimental, të cilat sigurisht do të jenë vullnetare”, shprehet regjisori Altin Basha, njëherazi drejtor i TKEKS.

E megjithatë të rinjtë kanë 15 ditë kohë për t’iu përgjigjur thirrjes, për një repertor prej 7shfaqjesh dhe për vepra me deri në 4 personazhe. Vepra këto, që do të jenë pjesë e Festivalit të Teatrit për të rinj.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë