Kush di vetëm të kritikojë të tjerët, bën mirë ta lexojë këtë histori.
“Duke ecur nëpër rrugë, nuk mundet të mos e vija re një detaj të rëndësishëm në shtëpinë e një komshiut tim, Pinos. Kishte të bënte me zbukurimet e Krishtlindjeve në portën e shtëpisë së tij. Ai kishte vendosur dritat me ngjyra të zbukurimeve, në mënyrë të thjeshtë, mirëpo nuk mundet të mos binte në sy asimetria e vendosjes së tyre. I kishte lidhur në mënyrë komplet të çrregullt.
Shumë persona që kalonin aty, ndalonin dhe e shihnin këtë gjë. Pastaj largoheshin pa fjalë. Persona të tjerë ndalonin, nënqeshnin me përbuzje dhe thoshin: “Eh Zot, sa zbukurim i shpifur”.
Por unë e dija se kush banonte në atë shtëpi. Një burrë i vetmuar, një person i mirë, pa shumë pretendime për jetën, por që nuk do t’i bënte keq askujt (ndoshta as që e ka menduar t’i bëjë keq dikujt). Kur isha fëmijë, ishte ai që vishej si babagjyshi dhe më sillte dhurata.
Shpesh e shoh duke ecur nëpër rrugë e duke qeshur, edhe kur është i vetmuar. Jeton në botën e tij dhe në atë botë të thjeshtë, të bukur, këto zbukurime i duken fantastike. I japin lumturi vetë atij dhe mendon se u falin lumturi edhe të tjerëve, sepse ai i ka vendosur zbukurimet për ne, ashtu siç mundej, aq mirë sa mundej. Dhe nëse do të ndaleshim për të parë përmbajtjen e diçkaje, më shumë se formën e saj, bota do të ishte padyshim më e mirë”. – Nga faqja e Fabio Masciandaro