Një nga fituesit e BB, Anaid Kaloti ka komentuar situatën e krijuar së fundmi mes Donaldit dhe Eixhelit dhe debateve të ashpra mes tyre brenda shtëpisë. Einxhel akuzon Donaldin se e ka pushuar nga puna dhe nuk i ka dhënë rrogën në kohën kur ajo punonte me të. Ndërsa ky i fundit vendosi të jetë më i rezervuar, pasi i tha asaj se ‘Tirana është e vogël’ dhe nuk do të flasë, duke nënkuptuar kështu se di diçka më shumë për të. Nga ana tjetër, Anaidi është shprehur në rrjetet sociale se nëse Donaldi do përdorte gjithçka që di për moderatoren, do kishim fikur televizorin.
‘Nëse Donaldi do përdorte mbi sup çdo gjë që di për atë, do kishim fik televizorin ne tani’, tha ai.