'Nëse lojtarët nuk dinë të shtyjnë topin në portë, nuk është faji im', Reja: Nëse jam unë problemi, presidenti të ma thotë

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar se ekipi nuk i është përgjigjur si duhet në periudhën e fundit, pasi lojtarët kishin fizikisht shumë dëmtime. Duke u ndalur tek e ardhmja e tij, Edi Reja, tha se  fati i tij është në duart e presidentit të FSHF-së. Reja u shpreh se nëse ai është problemi, presidenti t’ja thotë.

“Pas pak kohe që ishim në superioritet, qarkulluam topin dhe e bëmë. Bëmë 22 gjuajtje nëse nuk finalizojmë pastaj, ata janë të fortë fizikisht, kishim shumë dëmtime, edhe dje. Sot ishin Gjasula, Ismajli, kishim 6-7 lojtarë të rëndësishëm që mungonin. Kush luajti dha shpirtin, mjaftonte diçka më shumë në fund, e dinim që ishin të fortë, mjaftonte të kishte pak vëmendje. Gjasula dhe Ismajli me kokë kapin gjithçka dhe ishim në vështirësi. Të vjen keq që të humbësh një ndeshje të tillë, është shumë keq. Kur je në avantazh, kishim mundësi që të mbyllnim ndeshjen, nuk ia dolëm, dhe duhet të kërkojmë ndjesë, përfshirë edhe nga unë. Duke filluar nga Islanda jemi rritur, por në periudhën e fundi nuk kemi qenë ne, në krahasim me rritjen që kishim në këtë periudhë. Të gjithë, edhe unë, nuk më ka pëlqyer vetja, ekipi. Kemi bërë shumë gabime. Ne kishim më parë lojtarë të fortë fizikisht, mora Ajetin, mbrëmë me temperature. Sot u dëmtua Ismajli. Ishte masakër e plotë, kishim mungesa. Ata që luajtën, kanë bërë të tyren, por ndonjë mangësi e kishim, kemi bërë një reagim të mirë, por në periudhën e fundit ekipi nuk u përgjigj ashtu siç e prisja.

Pasi u vra Gjasula, bëmë ndryshimet dhe u dëmtua Ismajli, ndaj përfunduam me 10. Janë situata që nuk shkojnë dhe më vjen keq për justifikimet. Kishim mundësinë që ta mbyllnim kur ishin 1-0 dhe ata na kapën një minutë para fundit.

Duke folur për të ardhmen e tij në krye të kombëtares kuqezi, trajneri italian u shpreh se këtë javë ndoshta do ta ketë një bisedë me Presidentin e FSHF. 

"E ardhmja? Nuk e di, nuk mund të dihet se çfarë ndodh, fati im është në duart e presidentit. Unë kam kontratë deri në nëntor, pastaj do të takohemi ndoshta këtë javë dhe do të flasim e gjejmë një zgjidhje. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë, kemi ndërtuar një ekip të mirë, jemi ngjitur në kategori. Kemi bërë edhe paraqitje të mira. Të gjithë, edhe unë, në periudhën e fundit, nuk kemi dhënë atë që mund të jepnim, edhe pse kishim shumë mangësi të rëndësishme lojtarësh ekspertë. Kishim 7-8 lojtarë që mund të cilësohen titullarë. Megjithatë, të mos gjejmë justifikime, kam gjetur të rinj se tani duhet bërë bilanci dhe të shohim cilët janë lojtarë funksionalë për ekipin dhe në këtë pikë duhen bërë zgjedhje", tha Reja. 

Për trajnerin kuqezi deri tani është bërë një punë e shkëlqyer dhe është krijuar një grup i shkëlqyer.

"Nuk kërkoj justifikime, marr përgjegjësi se trajneri merr përsipër fatet e ekipit. Kur nuk ka rezultate, jam i pari që jam fajtor. Por ka disa rrethana që dolën se kisha vështirësi të mëdha. Sot për shembull, Bajrami kishte ndonjë problem, Gjasula kishte probleme, Abrashi nuk ia dilte se më kërkoi të ndryshonte. Kur nuk ke 4-5 lojtarë që nuk funksionojnë, kemi mangësi. Për të kundërshtuar Islandën, duhet të kesh prani fizike, kur ke shumë të dëmtuar, problemet janë. Nëse jam unë problemi, presidenti të ma thotë se nuk ka probleme. Por kam ndërgjegjen e pastër se kam punuar me seriozitet dhe sakrificë. Unë marr përgjegjësinë, nuk kam probleme, kam pranuar shumë situata, nuk kam folur. Kam marrë kritika të drejta e të padrejta, kjo është puna jonë. Nuk më interesojnë kritikat. Por rezultatet nuk erdhën, për një arsye apo tjetër kanë ndodhur situata që nuk arrij t’i kuptoj. Kemi pasur vështirësi, kemi vuajtur. Kemi bërë paraqitje të mira e rezultate. Sot kishim mbi 20 gjuajtje në portë, e bëmë një gol. Është e pamundur. Kur je në avantazh duhet të mbyllësh ndeshjet. Kur ke aftësitë, kur nuk i ke, këto janë situata, ka mangësi individuale, përtej fajit tim. Nëse del para portës e nuk shënon, nuk mund të futem unë e të shkoj ta fut me dorë.  Ata me dy gjuajtje bënë gol. Ata bënë 5 gjuajtje, 4 në portë. Ne 4 në 21. Ne kishim shumë mundësi për të mbyllur ndeshjen. Nëse nuk kemi mundësi ta fusim, kemi vështirësi, e kotë të themi kemi ekip apo jo. Ne kishim lojtarë me prani fizike që nuk ishin. Në lojën ajrore kemi vështirësi. Duhet të vlerësoni me vëmendje ndeshjet e duhet t’i lexoni. Jemi këto, duhet përmirësuar ky aspekt, sidomos në vëmendje”.- tha Reja.

Islanda barazoi në minutën e 97, duke zhvlerësuar golin e realizuar nga Emir Lenjani në pjesën e parë. Mikael Anderson ka arritur të depërtojë topin në rrjetë, duke i shuar shpresat kuqezinjve për marrjen e 3 pikëve. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali: 28/09/2022 14:06

    Kur lojtaret vijne lozin per qejf jo per vendin nuk ka ctu beje Reja,Kjo furi per largimin e rejas shtyhet nga trajneret shqiptare apo gjoja opinioniste qe luftojne mos marin nje pjese,pse nuk eshte bere e njejta gje ndaj gjithe trajnereve te huaj qofte dhe De biazit qe tani qe ka ikur flasin mire

    Përgjigju
  • Kuqi: 28/09/2022 09:47

    Te them te drejten ne keto 2 ndeshje nuk e ka fajen Reja por vet lojtaret me gabimet e tyre ashtu sic beri Hysaj dhe brojtesi tjeter per ndeshjen me Islanden turp mos ishin ne gjendje te mbajne edhe 1. Minut por e leshuan porten siku nuk ju interesonnte me ndeshja e ka fajen Reja per kete sa her futet Cikalleshi ne nuk fitojme se luan per vete

    Përgjigju
  • roy: 28/09/2022 09:31

    Reya, vaffanculo

    Përgjigju
  • Reja: 28/09/2022 09:11

    ik. Megjithese Peshku Karlbet nga koka

    Përgjigju
  • andi: 28/09/2022 08:08

    Reja e ka eksperiencen e mjaftueshme per ta kuptuar qe problemi eshte ai vete dhe mos te presi qe dikush tja thote.. Nese pret tja thote drejtuesi i federates thjesh sa i ul me shume pike vetes!

    Përgjigju
  • Buka zeze: 28/09/2022 08:05

    O shoku Reja, problemi ketu nuk je vetem ti por dhe keta trimoshat. Ktyre qe u duket vetja sikur kan arritur qiellin me dore. Iken kohet kur ne kombetare kishte djem koke ulur e qe punonin shume. Keta tani e kan mendjen party, alkol, dhip, e harem. Por dhe ti o shoku Reja je pak i vjeter per te bere akoma kete pune. Dil ne pension e shijo ato leket rehat. Lerja vendin ndonje me te riu qe ti kapi per veshi keta trimoshat e tjua zhyti turinjte ne balte deri sa te fokusihen ne futbolli e jo te **** .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet i detyrueshëm?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana