Nëse nuk e keni vendosur se ku në këtë sezon, Shkupi është zgjedhja e duhur për ju!

Nëse nuk e keni vendosur se ku në këtë sezon, Shkupi është zgjedhja e duhur për ju!

Shkup, Maqedoni e Veriut

Shkupi - qytet i trashëgimisë historike dhe jetës urbane!

Ndalesa e parë në shëtitjen  tuaj të qytetit! Shëtisni nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit për të ndjerë zemrën dhe shpirtin e qytetit të Shkupit! Shkupi, një qytet me një trashëgimi historike 2000 vjeçare, i rritur në një metropol modern me jetë urbane! Një qytet kontrasti mes të vjetrës dhe të resë dhe vetëm disa hapa do t'ju kthejnë pas në kohë.

Kishat dhe xhamitë e vjetra të vendosura në pjesën e vjetër të qytetit janë një shembull tipik i një jetë më ndryshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfshirja e së kaluarës në jetën e sotme të njerëzve. Udhëtimi nga e kaluara në të ardhmen mund të bëhet vetëm duke kaluar një urë - Urën e Gurit.

Gjatë 6 shekujve të ekzistencës së saj, simboli i Shkupit është riparuar shumë herë, por sot është vendosur në flamurin e qytetit si elementi kryesor që lidh historinë me të sotmen. Duke lënë pas të shkuarën dhe qytetin e vjetër, pjesa e re ofron një eksperiencë krejt tjetër, për sytë dhe barkun e turistëve. Era e ushqimit të shijshëm që vjen nga çdo cep i mundshëm i qytetit, do të kënaqë pritshmëritë gastronomike të një udhëtari botëror, por në të njëjtën kohë do të ofrojë kënaqësi absolute me arkitekturën e saj dhe zgjidhjet kreative në qytet.

Qyteti është i njohur ndërkombëtarisht si vendlindja e Shën Nënë Terezës. Në vitin 2009 në Shkup u ndërtua një shtëpi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së kësaj gruaje të mrekullueshme. Vendlindja e saj është bërë një nga atraksionet më të njohura në Shkup dhe është pjesë përbërëse e hartës turistike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në hyrje është shkruar një mesazh i ngrohtë i mirëseardhjes, në kujtim të kësaj gruaje të jashtëzakonshme: “Përshëndetni njëri-tjetrin gjithmonë me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë”.

Jeta alternative e natës në Shkup është e mbushur me vende interesante, ku mund të kaloni orë e orë të tëra duke shijuar llojet e ndryshme të argëtimit që ofron ky qytet. Shkupi është i njohur për shfaqjet e muzikës live, veçanërisht për grupet live rock. Nëse jeni adhurues i muzikës rock, përgatituni të kërceni me hitet e mira të vjetra dhe të reja. Klubet dhe baret konkurrojnë me pjesën tjetër të Evropës me paletën e tyre muzikore. Nga DJ-ët me famë botërore të shtëpisë dhe hip hop-it te rock dhe xhaz live, muzika tradicionale te ritmet e muzikës ish-Yu - ka diçka për të gjithë. Pra, vishuni rehat dhe lërini nikoqirët t'ju tregojnë jetën e natës të qytetit.

Në baret dhe restorantet me pamje tradicionale të vendosura në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, keni mundësinë të takoni frymën e vërtetë të qytetit. Restorantet me ushqime autentike maqedonase do t'ju tërheqin me atmosferën e tyre të relaksuar, stilet e ndryshme të muzikës dhe verërat, rakitë dhe birrat e jashtëzakonshme maqedonase.

Shkupi është një vend interesant dhe ndoshta do t'ju duhet më shumë se një ditë për të parë se si funksionon ky qytet dhe çfarë mund të ofrojë! Republika e Maqedonisë së Veriut ofron një sërë mundësish për kënaqësi, madje edhe për shijet më të sofistikuara.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit