Nesër derbi, Tirana dhe Partizani në super sfidën e radhës! Trajneri i bardhebluve: S’më trembin 5 e kuq ndaj Kukësit! Mehmeti: Rezultati i derbit i paparashikueshëm

Të shtunën në orën 19:45 në stadiumin ‘Air Albania’ Tirana do të ketë mundësinë për të vendosur një gurë të rëndë në murin e titullit kampion, pasi e pret derbi kundër Partizanit. Bardheblutë që udhëheqin Superligën me 6 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt dhe 19 më shumë se Partizani i vendit të pestë, por të kuqtë ndeshjen e fundit e fituan 5-0 kundër Kukësit.

 “Renditja s’ka kurrfarë rëndësie pavarësisht pozicionit që kanë skuadrat. Rrezikshmëria në derbi është prezente edhe kur kundërshtari ka fituar ose jo, por nga në kërkohet përqindrimi maksimal. Jemi në një kampionat ku çdo javë shohim rezultate të çuditshme dhe mendoj se rezultati i një jave më parë si për ne ashtu për kundërshtarin nuk vlen”, ka thënë Orges Shehi, trajner i Tiranës

Partizani ka humbur dy derbit e parë në këtë sezon në favor të Tiranës, por këtë herë trajneri Mehmeti thotë se skuadra ka marrë masa për një tjetër histori.

“Skuadra të jetë në aspektin emocional në ekuilibër dhe shpresojmë që derbin ta interpretojmë siç duhet. Megjithatë derbi është i paprashikueshëm dhe përveç spektaklit shpresojmë të na ndihmojë edhe fusha që të jemi në ritmin e duhur”, tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Derbi Tirana-Partizani është ndeshja e parë e javës së 24 të Superligës.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?