‘Ditë e vrullshme për familjen Berisha’, gazetarja: Shkëlzen Berisha në seancën për Gërdecin dhe masa e GJKKO për ish-kryeministrin, ja çfarë pritet

“Të nesërmen pritet një ditë e vrullshme për familjen Berisha”. Kështu u shpreh gazetarja Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, duke iu referuar kështu seancës gjyqësore për Gërdecin ku është thirrur si dëshmitar Shkëlzen Berisha dhe seancës për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO për Sali Berishën.

Të dy seancat gjyqësore që pritet të mbahen të nesërmen (27 dhjetor), do të drejtohen nga gjyqtarja Irena Gjoka. Banushi tha se mundet edhe të ndodhë që njëra prej seancave të shtyhet nëse avokatët do përpiqen të gjejnë justifikime sa i takon çështjeve proceduriale.

“Shkëlzeni është thirrur për herë të dytë, pasi 2 javë më parë refuzoi të paraqitej dhe nëpërmjet rrjeteve sociale pretendoi se nuk i kishte vajtur shkresa. Edhe po nuk u paraqit ka edhe dëshmitarë të tjerë. Është e njëjta gjyqtare në të dyja seancat. Nga praktikat që kemi patur nga herët e mëparshme, kam përshtypjen se avokatët do kapen tek procedurat për të shtyrë. Nesër një ditë e vrullshme për familjen Berisha. Në orën 09:00 paraqitet Shkëlzen Berisha. Ajo që kam bindje është se avokatët do bëjnë sërish kërkesa që të shtyhet seanca”- tha gazetarja e Report Tv.

Sa i takon kërkesës së SPAK që Berishës të mos i lejohet komunikimi me persona të tjerë gjatë periudhës prej kur do të jetë në arrest shtëpie, Banushi tha se në këtë pjesë përfshihet edhe mos-lejimi për të komunikuar në facebook me ndjekësit e tij. Ajo theksoi se dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi, përdori komunikimin në facebook dhe kjo ishte një ndër arsyet pse SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli.

“Që të mos komunikojë me asnjë person tjetër do të thotë se nuk mund të komunikojë me askënd tjetër veç të afërmve të tij. Edhe për Jamardbër Malltezin është e njëjta masë e dhënë. Por ai ka komunikuar në facebook, dhe kjo është një prej arsyeve pse SPAK kë bërë rekurs në gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e Malltezit në qeli”- shtoi Banushi.

kërkesën e SPAK të zbardhur nga Report Tv, kërkohet që Berisha të vihet në arrest shtëpie dhe të ketë 2 policë tek dera të cilët do e ruajnë për çdo moment. Ndërsa më tej, ai nuk lejohet as të komunikojë me persona të tjerë përveç familjarëve të tij që banojnë me të në të njëjtën banesë.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 27/12/2023 04:22

    keshtu eshte kur vjedh ne kurriz te popullit shqiptar...populli te mallkon..e mallkimi te ze...

    Përgjigju
    • Or tej: 27/12/2023 07:53

      Cfare mallkimit e zuri sepse nuk po shoh qe i ndodhi ndonje fatkeqesi or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës