Zbardhet kërkesa e SPAK për 'arrestin shtëpiak' të Berishës: Me policë tek dera, ndalohet komunikimi me persona të tjerë veç atyre në banesë

Zbardhet kërkesa e SPAK për 'arrestin shtëpiak' të Berishës: Me policë tek dera, ndalohet komunikimi me persona të tjerë veç atyre në banesë

Report Tv ka siguruar kërkesën e SPAK për ‘arrestin e shtëpisë’ për Sali Berishën, i akuzuar për korrupsion pasiv lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit 'Partizani'

SPAK kërkon që Berisha të 'izolohet' në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë ku punonjës policie do të sigurojnë që ai të mos largohet nga banesa si dhe i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.

 Kjo do të thotë se Berishës i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në facebook apo platformat e tjera sociale.

“... me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e zbardhur të SPAK.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, do të merret nesër, pasi seanca e sotme u shty me kërkesë të avokatëve që kërkuan kohë të njihen me provat. 

Seanca e sotme u mbajt me dyer të mbyllura dhe SPAK argumentoi kërkesën për ndryshimin e masës me refuzimin e Berishës për të respektuar vendimin e gjyqtares për detyrim me paraqitje. Si prova dhanë procesverbalët e oficeres së policisë gjyqësore, që provojnë mungesat e Berishës.

Avokatët ngritën sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pasi pretendojnë konflikt interesi mbi argumentin se Berisha e ka larguar nga puna, ndërkohë në një dokument të publikuar pak ditë më parë nga Shqiptarja.com dhe Report Tv konfirmohet se gjyqtarja u emërua po nga ish kryeministri 6 muaj pas shkarkimit. KETU DOKUMENTI 

B.V//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre