Nesër do të kemi President, me ose pa surpriza!

Nesër do të kemi President, me ose pa surpriza!

Presidenca

Shqipëria është Republikë Parlamentare e këtë duhet ta dinë politikanët, partitë politike e po ashtu edhe qytetarët! Në fakt, në natyrën e saj, Republika Parlamentare, mund të konsiderohet më pak demokratike nëse e gjykojmë në pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje dhe në procese politike, por në fakt është forma që garanton një demokraci diversiteti, sepse e mban më të fortë debatin politik në një demokraci e po ashtu zgjeron akoma më shumë numrin e aktorëve politikë në procese të ndryshme!

Procesin e zgjedhjes së Presidentit, por kërkojnë ta ngatërrojnë me atë të zgjedhjes së një Pape, edhe pse në fakt edhe për këtë të fundit ka debate, lobime e po ashtu edhe raundet e zgjedhjes ka pasur raste që kanë dështuar e këtë e kemi mësim edhe nga historia!

Përderisa Shqipëria është Republikë Parlamentare, nuk kishim asnjë surprizë e nuk do të kemi për sa i përket zgjedhjes së presidentit të Ri! Mundësia për të pasur një presidentit mbi palët ishte relative e kjo për shkak të situatës politike konfliktuale të vendit, por edhe për faktin, se në një Republikë Parlamentare, konsensusi shihet si elementë që e dobëson demokracinë! Në Republikën Parlamentare, palët duhet të jenë gjithmonë në konflikt edhe kur konflikt nuk ka, sepse ndryshe do të kishte dyshim se palët kanë rëndë dakord e në konsensus për interesat e tyre e jo për përfaqësimin parlamentar!

Nesër do të kemi një emër e me shume gjasa ai do të jetë edhe Presidenti për një mandat të plotë, por sigurisht mos prisni që ai do të jetë "Papa", mos prisni se do të jetë i shenjtë e mos prisni se do të jetë jashtë dimensionit real të politikës shqiptare! Madje, unë nuk do të doja që presidenti të ishte i shenjtë edhe nëse do të ishte mundësia, sepse në një realitet si ai i politikës shqiptare, do të ishte i padobishëm!

Opozita dhe Pozita kishin mundësinë që të zgjidhnin një emër të përbashkët, por në një Republikë Parlamentare, është më mirë që të mos jetë ashtu, sepse atëherë një konsensus i tillë do të kuptohej si një shitje të interesave politike që përfaqësojnë duke përfshirë edhe elektoratet. Pra, një konsensus i tillë në një Republikë Parlamentare e sidomos në një vend si Shqipëria, për në situatën që jemi do të konsiderohej si një pazar mes palëve dhe jo një vlerë e lartë përgjegjshmërisë politike!

Nesër, ka shumë gjasa, se kushdo që do të zgjidhet do të jetë i fundit i llojit të tij, e kam përshtypjen se nuk do të jetë e largët ditë kur Presidentin shqiptarët ta zgjedhin më votë të drejtpërdrejtë! Kjo do të ndodh, sepse me shumë vështirësi, po ndodhin edhe ndryshime të rëndësishme në politikën shqiptare që në një të ardhme të afërt do të konsiderohen si ndryshime epokale! Në fakt, po ndodhin ndryshime epokale për një epokë të re aktorësh e modelesh!

Zgjedhjet e 2025, do të jenë zgjedhjet e këtyre ndryshimeve epokale për të bërë epokë me modele e aktor të rinj e me siguri pas asaj date edhe ngjarjet e proceset politike në Shqipëri do të shoqërohen me mjete e forma të reja! Nuk është se ndryshimet i duan shqiptarët, por është vetë koha si proces i pakthyeshëm që do ua diktoj shqiptarëve ose me saktë që do ua imponojë këto ndryshime!  Nesër, do të kemi një president as me pak e as me shumë se ata që kemi pasur pas '90 e deri më sot, sepse mjedisi politik është e njëjta kënetë që mban rreth saj të njëjtat mushkonja!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti