Nesër mbahen zgjedhjet për kryetar në PD, Koduzi lexon rregullat për anëtarët: S'lejohet fotografimi i votës

 

Gazment Koduzi, nga komisioni Zgjedhor i PD-së për zgjedhjet e kryetarit në një deklaratë për mediat foli në lidhje me procesin e votimit që pritet të zhvillohet nesër. Koduzi u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë e të shprehin vullnetin e tyre.

‘Nesër, në datën 29 Korrik 2023, pas një muaji takime me demokratët të kandidatëve, do të kryhet votimi për Kryetarin e Partisë Demokratike. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Informacionin për qendrat e votimit mund ta gjeni pranë Degëve përkatëse ose online në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.

Është i ftuar të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e Partisë, çdo anëtar i Partisë Demokratike Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së  Votuesve.

Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit. Votimi mbyllet në orarin e përcaktuar, duke u siguruar që në ambientet e QV nuk ka anëtarë që pret për të votuar. Nëse ka ende anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në rradhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar.

Procesi i Numërimit të votave fillon jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit. Numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe veshguesve te kandidateve dhe është i hapur për mediat dhe për anëtarësinë e interesuar.

Në përfundim të procesit të Numërimit, Komisioni i Votimit dhe Numërimit, harton procesverbalin e procesit të votimit dhe numërimit. Edhe njëherë ju bëjmë thirrje demokratëve të marrin pjesë në votim, dhe sigurojmë që asnjë anëtar i Partisë Demokratike nuk do të ngelë pa shprehur vullnetin e tij. Nesër është një ditë e rëndësishme për demokratët. Partia Demokratike nis ringritjen dhe riorganizimin e saj, për tu kthyer në shpresën dhe alternativën që presin dhe meritojnë shqiptarët.’- u shpreh Koduzi.


Lajmi kryesor:

Përplasja në PD, Këshilli i Bardhit anuloi zgjedhjet, grupi i Bashës voton nesër për kryetarin e ri! Gjana: Procesi legjitim


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare